Në fillimet e tij, qytetërimi europian përbëhej nga këta tre elemente:
- Kultura e Greqisë dhe Romës së lashtë.
- Kristianizmi, që ishte një degë e fesë së Hebrenjve, Judaizmit.
- Kultura e luftëtarëve gjermanë, që pushtuan Perandorinë Romake.
Qytetërimi europian ishte një përzierje.
Pikëpamja e grekëve ishte se bota është e thjeshtë, logjike dhe matematike. Pikëpamja e të krishterëve ishte se bota është e ligë, dhe vetëm Krishti shpëton. Pikëpamja e luftëtarëve gjermanë ishte se lufta është argëtim. Pikërisht kjo përzierje e pazakontë, ishte ajo mbi të cilën u ngrit qytetërimi europian.
Si funksiononte kjo përzierje? Luftëtarët gjermanë, u shndërruan në kalorës të krishterë. Mësimet greko-romake u vunë në funksion të kristianizmit. Kisha, në mesin e kësaj aleance të çuditshme, ia del që ta mbajë të gjithë ngrehinën të bashkuar. Mësimi është i krishterë, kalorësit janë të krishterë, bota është Krishtërimi, mbretëria e Krishtit. / bota.al