BotaMAIN

Trump, Murdok, Dalai Lama: Askush nuk është aq i domosdoshëm sa të mos dalë në pension

Nga Marina Hyde

Shenjtëria e tij i ngacmon shpesh njerëzit që takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare” thuhej ndër të tjera në ndjesën publike që shpërndau zyra e shtypit e Dalai Lamës. Për botën kjo tingëllon si një nga ato deklaratat e lëshuara në valën e parë të lëvizjes #MeToo, që bënë disa burra të moshuar për t’u shfajësuar ndaj përqafimeve të padëshiruara që u dhanë disa grave dhe vajzave.

Ajo që i referohet kjo falje e Dalai Lamës është një djalë i ri, i cili u ftua “t’i thithte gjuhënudhëheqësit shpirtëror të budizmit tibetian, skenë që u fotografua në një tempull në Indi. Ngjarja ndodhi në shkurt, por sapo është bërë virale në rrjetet sociale.

Dhe kjo do të thotë se vetëm tani është konsideruar e nevojshme një falje nga shenjtëria e tij, ose më saktë nga zyra e shtypit shenjtërisë së tij. Është e drejtë të thuhet se ndërveprimi i pavend me këtë fëmijë, nuk është interpretuar nga shumë njerëz në frymën në të cilën këmbëngul në retrospektivë zyra e Dalai Lamës,

Pavarësisht se kjo këmbëngulje shoqërohej me gjestin klasik të moskërkimit të ndjesës ndaj lëndimit që “mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”. Dalai Lama doli në pension si udhëheqës i qeverisë në mërgim të Tibetit në vitin 2011, por ai ruan pozicionin e tij si udhëheqësi më kryesor shpirtëror i Gelug, shkolla e budizmit tibetian.

Procesi i identifikimit të pasardhësit të tij, ka nisur prej disa kohësh, megjithëse Dalai Lama ka përmendur ëndrrat, në të cilat ai e sheh veten duke jetuar deri në moshën 113-vjeçare. Disa vite më parë, deklaroi dy herë se çdo pasardhëse e tij femër, do të duhej që të ishte simpatike, në të kundërt do të ishte jo shumë e dobishme.

Ajo deklaratë e detyroi sërish zyrën e tij të kërkonte falje publike. Kërkimi për një pasardhës vazhdon, megjithëse një Dalai Lama alternativ mund të zgjidhet edhe nga qeveria kineze. Armiku më i përkushtuar i Dalai Lamës, udhëheqësi 69-vjeçar kinez Xi Jinping, ka rishkruar rregulloren shtetërore për të vazhduar udhëheqjen e tij.

Duket se kjo është moda e ditëve të sotme. Madje edhe Leonid Brezhnjev sundoi deri nëvdekjen e tij në moshën 76-vjeçare. Vladimir Putin është 70 vjeç, por e konsideron shëndetin dukshëm problematik si një pengesë për postin që mban.

Edhe Shtetet e Bashkuara duken tani tërësisht të përkushtuara ndaj gerontokracisë në fazën e fundit në të dy kampet e mëdha politike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të kenë për protagonist një 76-vjeçar, aktualisht i akuzuar penalisht, dhe një president aktual 80-vjeçar, fjalimet e shpeshta publike të të cilat futin në ankth ndihmësit e tij në prapaskenë, duke uruar me gjithë shpirt që ai ta mbarojë fjalim pa bërë gafën e radhës.

Ndërkohë, disa nga kompanitë më të fuqishme sot në botë, drejtohen nga burra të cilët në profesione më të vogla si i imi dhe i juaji mund të kishin dalë në pension prej kohësh. Ishte Rupert Murdok ai që dikur e përshkroi Dalai Lamën si një murg të moshuar politik që shëtit me këpucë Guçi.

Në fakt Dalai Lama është 5 vjet më i ri se sa presidenti i Neës Corp, i cili po përgatitet për një padi historike mbi mashtrimin zgjedhor të vitit 2020, një gënjeshtër e promovuar me vetëdije nga mediat e tij. Fejesa më e fundit e Murdok bëri bujë në media pak javë më parë. Por pak ditë më vonë lajmi se fejesa ishte anuluar, u anashkalua nga lajmi për arrestimin eDonald Trump, por edhe nga skandali i 74-vjeçarit Klarens Tomas, anëtar i Gjykatës së Lartëtë SHBA-së, që akuzohet se ka pranuar një mikpritje luksoze prej qindra mijëra dollarësh nga një donator i madh i Partisë Republikane, 74-vjeçari Harlan Krou, hobi i të cilit thuhet se përfshin mbledhjen e statujave të diktatorëve komunistë dhe relikeve naziste.

Pensionimi i detyrueshëm mund të jetë me rëndësi për disa vende pune në SHBA dhe më gjerë. Por për dikë me një staturë të veçantë, duket se nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohet. Ideja për tia lënë vendin dikujt disa vite më të ri, nuk duket se gjallon ndonjëherë në mendjen e tyre, e degraduar apo jo.

Ata vazhdojnë të ecin përpara. Ne të gjithë mund t’i gëzohemi një ndeshjeje të mirë, por një numër i jashtëzakonshëm lojtarësh aktuale shumë të mëdhenj në moshë, duket se e kanë kaluar prej kohësh pikën në të cilën është e nevojshme një tërheqje dinjitoze nga skena publike, për të shijuar në pension vitet e fundit të jetës. / “The Guardian” – Bota.al

Back to top button