“Ata që të bëjnë lojëra” dhe flasin për një “eurozonë me dy shpejtësi, të ndarjeve dhe përçarjeve, duhet të dinë se janë duke luajtur me zjarrin. Dhe unë jam i sigurt se qeveritë e tyre nuk do të lejojnë zjarrvënësit të luajnë në një depo të mbushur me municione”. Eshtë i drejtpërdrejtë kryeministri grek, Alexis Tsipras, kur u mbyll dyert hipotezave të hedhura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe ministri gjerman Volfgang Schauble, për të cilat ai foli edhe me Angela Merkelin: “I kërkova Kancelares që të shkurajojë ministrin për të vazhduar agresionin e tij kundër Greqisë, si dhe raportet e shtypit që pretendojnë se grekët jetojnë përtej mundësive të tyre”.
Tsipras, duke folur në Partinë Syryza, tha, sipas shtypit vendas, se është i bindur në arritjen e marrëveshjes, por nuk ka ndërmend të diskutojë kërkesa “që janë të palogjikshme dhe të pamundura”. /bota.al