Bota

Uragani Harvey, i paprecedentë: 1.2 metra shi dhe 5 të vdekur

Ka të paktën pesë viktima deri më tani nga Uragani Harvey, i cili goditi Teksasin. NDërkohë që ekipet e shpëtimit punojnë 24 orë në Shtetet e Bashkuara, uragani Harvey, tani i zvogëluar në stuhi tropikale, vazhdon të derdhë shi të rrëmbyeshëm mbi Teksas, gjë që ka shkaktuar përmbytje të mëdha. Një bilanc që, sipas autoriteteve lokale, mund të përkeqësohet. “Një ngjarje e paprecedentë”, thotë në Tuiter Shërbimin Federal i Motit i SHBA, që sugjeron se shiu mund të arrijë 127cm në disa vende, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në Teksas.

Edhe Donald Trump ka shkruajtur në Tuiter, duke thënë se ekspertët tashmë e përcaktojnë Harveyn “një përmbytje që ndodh një herë në 500 vjet”.

Në terren, apo më saktë në ujë, janë me mijëra punonjës të ndihmës së shpejtë, që me gomone dhe mjete speciale po lëvizin në qytete dhe fshatra, nga Houstoni në Corups Christi, në kërkim të njerëzve në vështirësi, që kanë ngecur prej vërshimit të ujërave. Shumë zona të shkatërruara janë të paarritshme dhe shirat vazhdojnë prej disa ditësh, duke bërë që niveli i ulit të shkojë mbi një metër në disa zona. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button