EtikNetLAJME NGA GAZETARIA ETIKE

“Vazhdoni të bërtisni, gazetaria nuk është krim!” Fjala e lirë e sulmuar, nga Pekini në Stamboll

 

Screen Shot 2016-05-13 at 08.49.00Nga Timothy Garton Ash

Kudo që hidhni vështrimin, liria e shprehjes ndodhet nën sulm. Në Kinë, nje gazetar i pavarur zhduket në aeroport, një nga shumë të ndaluarit, censuruarit dhe terrorizuarit. Në Egjipt një student italian që studionte për doktoraturën e tij në Universitetin e Kembrixhit u gjet i torturuar dhe vrarë, ndërsa qindra blogerë dhe aktivistë janë arrestuar. Në Turqi dy gazetarë të njohur janë dënuar me 5 vjet burg për publikimine një ngjarje të rëndësishme, në lidhje me dërgesat e fshehta të armëve turke në Siri, ndërkohë që dy të tjerë janë dënuar me nga 2 vite burg për ribotimin e karikaturave të Charlie Hebdo. Që nga viti 2014 rreth 1.845 padi penale janë ngritur kundër personave të dyshuar se kanë “fyer” presidentin Rexhep Tajip Erdoan, këtë sulltan cipë-hollë.

Dekreti trishtues i sulltanit përhapet në Gjermani, ku qeveria gjermane lejoi në mënyrë të vajtueshme procedimin penal kundër komedianit Jan Böhmermann, për shkak se lexoi një poemë satirike në lidhje me presidentin turk. Në Poloni gazetarë të njohur u zhdukën …

[real3dflipbook id=”1118″]

Ky material është përgatitur nga Bota.al, në kuadër të Projektit EtikNet

Leave a Reply

Back to top button