Bota

Vrau snajperin më të mirë të SHBA…

Screen Shot 2015-02-25 at 11.59.40 AMVeterani amerikan i luftës në Irak, 27-vjeçari, Eddie Ray Routh, është shpallur fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-anëtarit të njësitit special të Marinës, SEAL, Chris Kyle, i njohur si snajperi më i mirë ushtarak i Shteteve të Bashkuara.  Avokati i 27-vjeçarit tha para trupit gjykues së Routh nuk ishte i vetëdijshëm në momentin e të shtënave, por prokurorët kanë kundërshtuar duke thënë se ai ishte në dijeni se çfarë po bënte kur kreu vrasjen në vitin 2013 në Teksas. Chris Kyle shërbeu në 4 misione në Irak, duke u bërë i njohur për nishanin e tij të pagabueshëm. Mbi historinë e tij në misionet ushtarake është realizuar edhe filmi “Snajperi amerikan”, i cili u nominua për filmin më të mirë në kandidaturat për çmimin Oskar këtë vit.

Leave a Reply

Back to top button