Një risi e bukur është duke u menduar nga Whatsapp dhe me siguri mund të themi se të gjithë përdoruesit do të ndihen më të kënaqur. Pas vendosjes së reagimeve në mesazhe përmes figurave emoji, është duke u menduar një përditësim i ri i aplikacionit për të modifikuar tekstin e një mesazhi, pasi e kemi dërguar atë.
Me siguri ju ka ndodhur të gjithëve të dërgoni një mesazh me gabime gramatikore, të cilën e keni korrigjuar me një mesazh të ri. Në këtë përditësim mendohet të jepet mundësia e ndryshimit të tekstit tënjë mesazhi, edhe pasi ta keni dërguar atë. Ky vendim ka ardhur pas muajve të tëra me kërkesa nga ana e përdoruesve. Meta, kompania që drejton edhe veprimet në aplikacionin e Whatsapp, i ka marrë parasysh këto kërkesa nga përdoruesit, duke menduar mbi këtë përditësim.
Modifikimi i tekstit do të bëhet përmes opsionit “Edit” (“Ndrysho” në gjuhën shqipe) dhe pas modifikimit, do të lejohet mundësia e ridërgimit të mesazhit. Për momentin nuk dihet nëse do të ketëgjurmë të modifikimit, të cilat do të mund të shihen nga personi tjetër (siç ndodh në rastin kur e fshijmënjë mesazh dhe del e shkruar se është fshirë një mesazh), por kjo mbetet për t’u parë me përditësimin mëtë ri të aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve.