Skuadra e Xavit siguroi të tre pikët nga përballja e derbit në Camp Nou të shtunën, por ai mendon se skuadra mund të kish qenë më shumë kërcënuese.
Trajneri i Barcelonës, Xavi nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e tij të parë në krye, pavarësisht se mundi Espanyol 1-0.
Memphis Depay realizoi një penallti në fillim të pjesës së dytë për të siguruar tre pikët në derbin katalanas.
Barça sulmoi 16 herë portën e Espanyolit gjatë gjithë ndeshjes, por vetëm gjashtë e goditën objektivin dhe trajneri i ri mendon se duhet të bëjë më shumë për të kërcënuar kundërshtarët.
“Ka gjëra për të përmirësuar dhe ne duhet të mësojmë të kuptojmë më mirë se çfarë kërkon loja në çdo moment”, tha Xavi pas ndeshjes.
“Duhet të krijojmë më shumë shanse. Është e vështirë të sulmosh një mbrojtje kaq të ngushtë, por ne duhet të sulmojmë më shumë hapësirat në krah. Duhet të punojmë sepse do të gjejmë veten në skenarë të ngjashëm shpesh herë.
“Ajo që më pëlqeu më shumë ishte përqëndrimi. Sigurisht që ka gjëra për të përmirësuar. Në fakt, ka shumë. Në fund të ndeshjes na mungoi qasja për të dominuar lojën. Nuk jemi në situatën më të mirë dhe Espanyol na dha shumë probleme në minutat e fundit. Por në përgjithësi ishte një fitore e merituar dhe është një gëzim i madh”.
Barca shënoi golin vendimtar në rrethana të diskutueshme, pasi Espanyol u ankua se penalltia nuk duhej të ishte dhënë.
I pyetur për mendimet e tij për këtë çështje, Xavi tha: “Më thonë se është një penallti. Nuk e kam parë përsëritjen, e kam parë live dhe do ta kisha dhënë. Kur ta shoh sërish, pasi do ta tregojnë 200 herë, do ta mendoj”.