Teknologji

Zbulohen aplikacionet e Galaxy S6

Telefoni i ri Samsung Galaxy S6 raportohet se do të lansohet me vetëm dy aplikacione të Samsungut. S Voice dhe S Health do të jenë dy aplikacionet origjinale të kompanisë ndërsa sistemi operativ do të jetë Android nga Google. Aplikacionet tjera të instaluara në telefon do të jenë Facebook, WhatsApp, Microsoft One Drive, Microsoft One Note dhe Skype, transmeton koha.net. Samsung telefonin e ri do ta prezantojë më 1 mars në Kongresin Botëror të Telefonisë Mobile. Pajisja pritet të lansohet në dy variante, modelin standard dhe modelin me ekran të lakuar në dy anët. Më parë është spekuluar se Galaxy S6 do të ketë një ekran 5.5-inç QHD, procesorin 64-bit octa-core Exynos, 3 gigabajt RAM dhe kamerën 20-megapixel.

Screen Shot 2015-02-27 at 11.22.52

Leave a Reply

Back to top button