Teknologji

Zbulohen detaje mbi telefonin Samsung E700

sams

Samsung do të sjellë së shpejti në treg një telefon të ri inteligjent. Nëse zbulimet e fundit janë të vërteta, atëherë mund të presim që kjo pajisje të prezantohet në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2015. Kompania mund të prezantojë këtë telefon edhe para Galaxy A7, i cili cilësohet si telefoni inteligjent më i hollë i Samsung-ut. Kjo pajisje do të bëjë pjesë tek telefonat inteligjentë me parametra mesatarë dhe do të mbajë modelin me numër E700. Ky telefon do të jetë një version alternativ i Galaxy A7. Samsung Galaxy A7 do të jetë një fablet premium, kështu kompania mund të realizojë një version të ngjashëm me të, por që do të kushtojë më pak. Samsung E700 mund të ketë ekran 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë si dhe procesor 32-bit me shpejtësi 1.5GHz. Nuk janë zbuluar më shumë detaje mbi këtë telefon, përveç mundësisë që ai mund të operojë me sistemin Android 4.4 KitKat.  Një variant i këtij telefoni, ku do të ofrojë mbështetje për dy vende për karta SIM, do të realizohet vetëm për tregjet në zhvillim.

Leave a Reply

Back to top button