Bota

Zjarr në sauna! Çfarë nënkupton kjo barsoletë e Putinit?

Screen Shot 2015-04-17 at 10.32.52 AMNë të gjitha mediat ndërkombëtare, konferenca e sotme për shtyp e presidentit rus, Vladimir Putin ka zënë një vend të veçantë. Bild e quan një shfaqje të madhe propagandistike. Gazeta thotë se në fund të konferencës, shefi i Kremlinit befasoi me një barsoletë. Një moderatore e pyeti nëse ai shkon shpesh me miqtë e tij politikanë në sauna dhe ai tregoi historinë e mëposhtme, që lidhet me kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder, një mik i ngushtë i Putin. “Bashkë me mikun tim, isha ulur në sauna në rezidencën time, kur papritur nisi një zjarr. I thashë: Gerhard, po digjemi, të dalim jashtë. Ai më tha: Më vjen keq, por më para duhet të pi birrën time deri në fund. I thashë sërish: Je i çmendur? Po digjet, duhet të dalim. Ai është një njeri i akullt. E piu me të vërtetë birrën dhe më pas dolëm jashtë. Sauna u dogj deri në mure. Megjithatë, unë sërish shkoj me qejf në sauna”. Bild thotë se Schroeder e vizitoi Moskën në vitin 2001./Mapo

Leave a Reply

Back to top button