Një grup studiuesish izraelitë, kanë arritur të krijojnë embrione sintetike të miut nga qelizat burimore, edhe pa përdorimin e spermës biologjike, vezëve apo mitrës. Zbulimi i pabesueshëm, detajet e të cilit janë publikuar së fundmi në revistën “Cell”, hedh bazat për një të ardhme që të tërheq dhe tmerron në të njëjtën kohë, dhe në të cilën ne do të jemi në gjendje të krijojmë në laborator inde dhe organe njerëzore.
“Renewal Bio”, kompani e themeluar nga koordinatori i studimit Jakob Hana, synon jo vetëm të kurojë njerëzit (duke kultivuar organe për t’u transplantuar tek pacientët e sëmurë), por edhe të ripërtërijë trupin e tyre. ”Ne besojmë se kjo mund të bëhet një teknologji që do të gjejë zbatime si në fushën e fertilitetit ashtu edhe të jetëgjatësisë”– thotë Omri Amirav-Drori,menaxher i përgjithshëm i “Renewal Bio”.
Sistemi funksionon përafërsisht kështu:Përpara se t’i zhysnin në një lëng ushqyes, në disa “gota” të lidhura me një pajisje rrotulluese, studiuesit i ndanë qelizat burimore në 3 grupe.
Në grupin e parë qelizat, të cilat do të zhvilloheshin në organe embrionale, nuk u prekën.
Ndërkohë ato të dy grupeve të tjera, u trajtuan paraprakisht për 48 orë për të mbi–shprehur 2 gjene, ato që janë përgjegjëse për zhvillimin e placentës dhe qeskës së verdhë të vezës. Shumica e qelizave nuk u zhvilluan, por 0.5 për qind (ose 50 qeliza nga 10000) lindën struktura embrionale. Ato u zhvilluan deri në 8.5 ditë (rreth gjysma e periudhës normale të shtatzënisë për minjtë, që është 20 ditë), duke formuar të parat proto-organet, pra zemrën, trurin, sistemin nervor dhe traktin intestinal.
“Embrioni është bioprinteri më i mirë 3D që ekziston sot”- shpjegon Hanna. Sipas Amirav-Drory, Renewal Bio mund të ripërtërijë sistemin imunitar të një personi të moshuar duke iimplantuar qeliza të reja gjaku të rritura në laborator, ose ta ndihmojë një grua që nuk është më pjellore për shkak të moshës që të prodhojë vezë të reja në laborator.
Atyre që kanë dyshime për etikën e kësaj teknike (Çfarë duhet bërë me embrionet sintetike? A duhen konsideruar ata si njerëz, dhe për këtë arsye vrasja e tyre a do të ishte një vrasje?), Hana u thotë se është e mundur të modifikohen gjenetikisht qelizat fillestare, në mënyrë që embrioni të mos zhvillojë organe të caktuara, dhe për këtë arsye të mos mbetet një qenie e vërtet e gjallë.
Qëllimi i deklaruar, është që kjo teknikë organe njerëzore për kultivimin e qelizave staminale për të prodhuar organe, dhe për t’i dhënë fund eksperimenteve me kafshë në këtë fushë. Aktualisht, vetë Hana dhe vullnetarë të tjerë po përdorin gjakun e tyre për të filluar krijimin e embrioneve njerëzore nga qelizat.
Ata synojnë të mbajnë shtatzëninë deri në 40-50 ditë, kur edhe formohen organet kryesore të fetusit. Sigurisht, të luash rolin e Zotit mund të jetë e rrezikshme, dhe para se të shkohet mëtej, duhet menduar mirë mbi problemet etike që do të sillte krijimi i një qenieje njerëzore (pothuajse) nga asgjëja. / Focus – Bota.al