Magazine

Andrew Wakefield, mjeku britanik që për interesa personale nisi luftën kundër vaksinave

Nga Brian Deer

Në një mëngjes të mërzitshëm të 25 vjet më parë, shumë gazetarë dhe ekipe televizive u mblodhën në spitalin “The Royal Free” në veri të Londrës. Do të jepej një konferencë shtypi mbi një “studim” me 5 faqe dhe 4000 fjalë që ishte botuar në revistën e njohur mjekësore “The Lancet”.

Mijëra raporte të tilla publikohen çdo javë nga qindra botime në mbarë botën. Më të mirat janë në anglisht, dhe ato përdoren shpesh nga gazetarët e këtij sektori për të tërhequr sa mëshumë klikime me tituj të tillë “Një statinë në ditë mban mjekun larg jush” apo “Studimi fajëson obezitetin për sëmundjen e demencës”.

Por zbulimet e vërteta janë të rralla (shkaku i AIDS; Delja Dolli). Për muaj të tërë, burime të ndryshme e kishin pompuar median në lidhje me zbulimin e madh që pritej të shpallej. Dhe atë mëngjes dekani i shkollës së mjekësisë dhe një profesor i njohur dolën përpara gazetarëve me një studiues të rangut të mesëm për të prezantuar një “studim”, që do të bëhej jo vetëm makthi i një brezi prindërish të rinj, por do të hapte llogoret e një luftë që vazhdon ende sot.

“Studimi ka identifikuar një lidhje të mundshme midis çrregullimeve të zorrëve tek fëmijët dhe autizmit. Në shumicën e rasteve, simptomat nisën të shfaqen menjëherë pas marrjes sëvaksinës MMR”- u tha në deklaratën për shtyp. MMR ishte vaksina kundër sëmundjeve tëfruthit, shytave dhe rubeolës.

Me kalimin e muajve dhe viteve, shkalla e vaksinimit ra dhe fruthi u kthye për të vrarë apo gjymtuar fëmijët. Ishte 26 shkurti i vitit 1998. Nën titullin bombastik të studimit u renditën emrat e 13 autorëve. Por vetëm njëri prej tyre kishte firmosur: Andrew Wakefield. Në atëkohë ai ishte një 41-vjeçar me profesion kirurg i zorrëve.

Wakefield deklaroi se kishte mbledhur të dhëna nga 12 fëmijë me sfida në zhvillimin mendor. Ata ishin shtruar spitalin “Royal Free për një seri të paprecedentë testesh 5 -ditore që i kishte shpikur vetë ky mjek, përfshirë gjilpërat në shtyllën kurrizore, futjen e tubave thellë në zorrët e tyre, skanime të trurit, rreze X dhe analiza gjaku.

Për 8 nga 12 fëmijët (të moshës 3-9 vjeç), studimi thoshte se të pyetur nga mjekët që kryenin testet, prindërit e tyre treguan një përvojë shumë të ngjashme:një djalë apo një vajzë po zhvillohej normalisht, u vaksinua kundër MMR, dhe shfaqi simptoma të autizimit brenda disa ditësh.

Po ashtu, studimi pretendoi më tej zbulimin e një sindrome të re mjekësore të sëmundjes së trurit dhe zorrëve tek fëmijët. Të gjithë, përveç njërit nga fëmijët e ekzaminuar, kishin probleme me zhvillimin mendor, plus enterokolit kronik – inflamacion i zorrës së trashë dhe të hollë.

Wakefield bëri thirrje për pezullimin e vaksinës MMR, në favor të vaksinave veçanta kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. “Unë nuk mund ta mbështes përdorimin e vazhdueshëm të këtyre tre vaksinave, që injektohen bashku, derisa të zgjidhet kjo çështje– theksoiWakefiled.

Kështu lindi një debat i gjatë, teksa studimi u përdor për të nisur një kryqëzatë të tërë,fillimisht kundër kësaj vaksine, më pas një tjetër… dhe një tjetër akoma… deri tek ajo kundërSARS-CoV-2.Ajo nuk është aspak një vaksinë. Por një inxhinieri gjenetike”- do të kundërshtonte Wakefield vaksinën e ati-Covid në kulmin e pandemisë.

Në vitin 1998, argumentet e tij ishin të fortë, madje bazuar tek testet mbi një duzinë pacientësh. Shumë njohuri mjekësore fillojnë me seri të shkurtra rastesh. Autizmi:11 fëmijë në zonën e Baltimores në SHBA. AIDS:5 burra në Los Angeles. Atë të enjte, u duk sikur spitali “Royal Free kishte pasur fat:ndoshta kishte zbuluar rastin e parë të një epidemie të fshehur të lëndimeve katastrofike të fëmijëve.

Por studimet e shumta në mbarë botën, nuk gjetën asgjë për ta konfirmuar këtë tezë. Nëse prindërit e 2/3 e 12 fëmijëve me probleme zhvillimore, fajësuan vaksinën MMR për fillimin e papritur të autizmit, pse nuk kishte kudo viktima të kësaj vaksine? Wakefield këmbënguli qëkishte.

Por investigimi i “Sunday Times i drejtuar nga unë, zbuloi atë që kishte bërë ky mjek nëprapraskenë. Raporti ynë i parë u botua në shkurtin e vitit 2004, gati 6 vjet pas konferencës sëfamshme për shtyp. Ne kishim zbuluar një konflikt interesi të madh interesi Wakefield e mbajti të fshehur, dhe që më pas e mohoi.

Dy vite para konferencës për shtyp dhe testeve me fëmijët në spital, ai ishte rekrutuar nga avokati Richard Barr për të ndihmuar në udhëheqjen e një fushate kundër vaksinës MMR. “Siç jua kam thënë më herët, objektivi kryesor është të prodhohen prova të padiskutueshme në gjykatë, që ta bindin atë se këto vaksina janë të rrezikshme”- i shkroi i shkroi Barr Wakefield 6 muaj përpara konferencës për mediat në Royal Free.

Barr e dorëzoi padinë e tij në Gjykatën Mbretërore 8 muaj pas konferencës për shtyp. Wakefield paguhej 150 paund në orë (rreth 254 paund në orë duke indeksuar inflacionin), të marra nga fondi i ndihmës juridike të qeverisë. Kështu, ndërsa rekrutonte fëmijët për studimin, ai kishte një nxitje financiare jo vetëm për të tërhequr shumë klientë, por për ta mbajtur sa më shumë në vëmendje këtë çështje.

Dhe klientët ishin të shumtë – gati 1.600 familje – ndërsa gazetarët u mashtruan për të nxitur frikën në publik. Dhe deri në fundin e vitit 2003, kur u rrëzua padia e Barr, Wakefield kishte fituar 435.643 paund (ose gati 900.000 dollarë amerikanë me kursin e vitit kaluar), plus subvencionimin e shpenzimeve personale.

Nga ana tjetër ndërsa kishte bërë thirrjen e tij për një kalim tek vaksinat e veçanta, ai harroi të përmendte se 8 muaj më parë i kishte paraqitur një kërkesë konfidenciale Zyrës e Patentave në Londër për vaksinën e tij gjoja më të sigurt. Por vaksina e tij nuk kishte funksionuar.

Kur pyeta për këtë ekspertët, ata qeshën. Por 4 ditë pas ngjarjes në Royal Free, ai ia dërgoi vaksinën e tij shkollës së mjekësisë, që ata të themelonin një kompani të përbashkët për të mbledhur para për këtë dhe produkte të tjera që ai kishte imagjinuar, të cilat kishin shumë mundësi t’i joshnin investitorët, kuptohet me kushtin që të dëmtohej besimi tek MMR.

Por ky mjek nuk kishte turp për gjërat e dyshimta që shprehte, madje më paditi pas sukses nëgjykatë. Unë vazhdova të investigoja për vite me radhë, pa pushim, duke ekspozuar sekretet dhe gënjeshtrat e Andrew Wakefield. Nëse djali im është vërtet Pacienti 11, atëherë artikullinë Lancet është një trillim i plotë” mu ankua babai i një djali nga Kalifornia që kishte ardhur në Londër për analizat.

Unë e di që studimi i tij është një mashtrim i madh”-shkroi në email nëna e një djali tjetër nga veriu i Anglisë. Të dhënat mjekësore konfidenciale (të kontrolluara ligjërisht) konfirmuan se prindërit kishin të drejtë të ishin zemëruar. Disa nga fëmijët thanë se kishin simptoma disa ditë pas MMR.

Kur në fakt i kishin pasur ato para ose deri në 9 muaj më vonë. Disa u raportuan me autizëm pa pasur realisht këtë diagnozë. Testet për sëmundjen e zorrëve rezultuan normale. Asnjë nga të dhënat e Wakefield nuk zbuloi enterokolitin:simptoma kryesore gastrointestinale ishte kapsllëku.

E vërteta ishte se të gjithë, përveç familjes amerikane, kishin lidhje me aktivistët kundërvaksinave, që ishin të angazhuar në planet e Barr, i cili i orientoi drejt projektit të Wakefield.

Ndërkohë në majin e vitit 2010, pas një seance shumë të gjatë, Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor e justifikoi atë që kishim botuar ne si gazetë dhe i hoqi licencën e mjekut AndrewWakefield. Edhe revista Lancet, që e mbrojti studimin për 12 vjet, e tërhoqi atë. / Marrë me shkurtime nga “Unherd” – Bota.al

Back to top button