MAINPersonazhe

Beyoncé, feminizëm, krenari për ngjyrën, trup: kështu bëhet politika

Në vitin 2020, përveç Covid, u fol edhe për tre çështje kryesore sociale: feminizmi, lëvizja Black Lives Matter dhe trupi. Eshtë një grua që arrin t’i mishërojë të treja dhe t’i sjellë para miliona njerëzve në të gjithë botën: ajo është Beyoncé Knowles, e lindur si yll i muzikës pop me Destiny’s Child, e shndërruar në një artiste, me një rrugëtim në të cilin muzika është vetëm një nga mjetet e shumta për të luftuar betejat.

Me baba afrikano-amerikan, nënë me prejardhje nga fiset indiane kreole, e lindur në Hjuston, Beyoncé është bërë një yll muzike me 60 milionë albume të shitura, të realizuara me punë metodike dhe pa skandale. 

Në dekadën e fundit, çdo album, ose më mirë album vizual, sepse tani të gjitha veprat e saj janë një sinergji e muzikës dhe imazheve, ka përmbajtur mesazhe politike. Në Lemonade (2016) ajo donte të trazonte ndërgjegjet e grave afro-amerikane, t’i ftonte ato për vetëdijësim dhe vetë-shërim.  E njëjta temë u kthye tek Homecoming (2019).

Këtë vit ishte radha e Black is King, një film monumental muzikor që lartëson të ashtuquajturën blackness. Ai doli në platformën Disney + më 30 korrik, dy muaj pas vdekjes së George Floyd, afro-amerikani i vrarë nga një oficer policie në Minneapolis, në mes të protestave për çështjen e jetëve të njerëzve me ngjyrë, të cilat ajo vetë i mbështeste në Instagram, ku zakonisht poston shumë pak, pavarësisht se ka 157 milion ndjekës.

Protagonistët e Black is King janë të gjithë me ngjyrë. Filmi është një shpërthim i ngjyrave, vendeve, fytyrave dhe rrobave.

Verbuese

New York Times i kushtoi një debat në të cilin përfshiu firmat e veta më të njohura. Akuzat për përvetësim kulturor u shfaqën në mediat sociale: Beyonce thuhet se tregoi për Afrikën pa e njohur atë, duke përfituar nga fuqia e saj kapitaliste. Por, siç shkruan Emily J. Lordi në esenë Beyoncé në punë, në ekran dhe në internet (Indiana University Press), “forca e kësaj gruaje është të përdorë privilegjet për të inkurajuar ato që nuk kanë asnjë”. Ajo bën politikë pa folur për politikë. Ajo merr pozicione me muzikën e saj, trupin e saj bujar, me zgjedhjen e bashkëpunimeve dhe citimeve: valltarët zezakë të Coachella, shkrimtarët afrikanë dhe pasardhësit afro-amerikanë, Chimamanda Ngozi Adichie dhe Warsan Shire.

Himn për Shtëpinë e Bardhë

Për të vulosur kalimin e saj nga një yll popi, në një personazh të angazhuar mendoi Barack Obama i cili dëshironte që ajo të këndonte himnin kombëtar në fillim të mandatit të tij të dytë. Dhe atë ditë e dëgjoi Zëvendëspresidenti Joe Biden. Kush e di, mbase edhe ai do ta thërrasë për inaugurimin e tij. Në vitin 2021 Beyoncé do të luajë në Grammy Awards, çmim për të cilin ajo ka nëntë nominime. Më 4 shtator do të mbushë 40 vjeç, por ende duket si Survivor në vitin 2001, dhe do të vazhdojë të rrëfejë kohën e saj. Në një intervistë me Vogue Uk nëntorin e kaluar, ajo tha që ajo ka vetëm një qëllim të vërtetë për vitin e ri: të përqendrohet në ato gjëra që i japin gëzim. / bota.al

Back to top button