MagazineMAIN

Demokracia në një fluskë

Çfarë është Bubble Democracy? Eshtë demokracia në epokën e internetit. Çdo medium dominues krijon edhe formën e vet të demokracisë, politikës është fryt i kohës por edhe i vënies në skenë

E shpjegon shumë mirë Damiano Palano, drejtor i Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit Katolik, në “Bubble Democracy: Fundi i publikut dhe polarizimi i ri”. Sipas Palanos, tre lloje të demokracisë kanë ndodhur në 100 vitet e fundit: demokracia partiake, ajo e publikut dhe aktualisht, Demokracia e Fluskës.

Në të parën, e cila dominoi shumicën e viteve 1900, janë partitë masive ato që qeverisin ndjenjat e opinionit publik, të forcuara nga një organizatë e madhe dhe një ideologji që nuk pranon asnjë dyshim. Kalimi nga «turma pa fytyrë» (ajo e përshkruar në mënyrë të admirueshme nga Manzoni në “Të fejuarit”) tek masa, është gjithashtu falë përdorimit të mirë të shtypit.

Me hegjemoninë e televizionit, kalojmë te “demokracia publike”. Mediumi i ri gërvisht identifikimin e votuesve me partitë, por vazhdon të garantojë stabilitetin e sistemit, në sajë të nevojës që liderët të fitojnë “zgjedhësin mesatar”, përmes moderimit të mesazheve të tyre.

Dhe në fund, me ardhjen e shekullit njëzet e një, ne arrijmë tek “flluska”. Në fakt, publiku zhduket – një subjekt heterogjen, por që tentonte t’u përgjigjej stimujve të politikës pak a shumë kolektivisht – dhe mbërrin individi.  Sidoqoftë, nuk ka kthim të individualizmit liberal, por, me ardhjen e dixhitalit, zbulohet prania e një mase të ndryshme nga ajo e shekullit XX.

Ajo, shpjegon Palano, është një kolektivitet në të cilin secili individ jeton në “flluskën” e vet dhe i cili, për shkak të ndotjes së ligjërimit publik dhe mungesës së pluralizmit korrekt, përfundon në radikalizimin e ideve të tij dhe, rrjedhimisht, polarizim të debatit: «Flluska në të cilën gjendemi të burgosur në mënyrë të pavetëdijshme, eliminon nga përfytyrimi ynë pikëpamjet alternative dhe të gjitha opsionet e tjera, që nuk përputhen me atë që kemi miratuar në të kaluarën».  

Nëse Manzoni përshkruante dramën e pasioneve dhe irracionalitetin e masës, e cila i bindej në mënyrë impulsive një zëri, sot të gjithë veprojnë në “flluskën” e tyre duke iu bindur, gjithnjë nën impuls, një algoritmi të padukshëm që na qeveris “sipas festes”. / Sette – Bota.al

Back to top button