Histori

E Diela e Përgjakur, origjina dhe pasojat

Screen Shot 2016-06-10 at 15.35.58E Diela e Përgjakshme qe një incident i tmerrshëm që ndodhi në periudhën e njohur kolektivisht si Trazirat në Irlandën e Veriut – një luftë ndërmjet organizatave katolike dhe protestante paramilitare të krahinës, nga mesi i viteve 1960 deri në vitin 1998. Ajo gjithashtu paraqet konfliktin mes IRA-s republikane, e cila mbështetej hapur nga komunitetet katolike, për t’i dhënë fund sundimit britanik në Irlandë, dhe ushtrisë britanike e dërguar nga Londra për të ruajtur paqen.

Konflikti e ka origjinën tek ndarja mes katolikëve që dominojnë jugun e Irlandës, territor që u bë i pavarur nga Britania në vitin 1948, dhe protestantëve që kontrollojnë rajonin e Ulsterit, që deshi të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Pati ende një pakicë katolikësh që jetonin në Irlandën e Veriut dhe qeveria Stormont e dominuar nga protestantët, druhej se ata mund të përpiqeshin të merrnin kontrollin dhe t’i bashkoheshin Irlandës nën sundimin republikan nga Dublini.

Një seri kufizimesh shtypëse u shpallën nga kryeministri Stormont, duke i parandaluar katolikët nga punësimi në profesione të caktuara, nga marrja e strehimit të duhur social dhe votimin

në zgjedhje të ndershme. Stormont krijoi gjithashtu një forcë gjithë-protestante policore, e cila në bazë të kompetencave të veçanta, mund të arrestonte dhe burgoste të gjithë ata që donte pa gjyq. Në javët që paraprinë të Djelën e Përgjakshme, ushtria britanike kishte filluar arrestimet të shumta të anëtarëve të dyshuar të IRA-s, duke shkatërruar çdo besim që bashkësia katolike kishte tek ushtria, si dhe kishte intensifikuar internimin pa procese gjyqësore paraprake. Si pasojë e të Djelës së Përgjakshme, IRA do të rriste fushatën e saj kundër pozicioneve të ushtrisë britanike në mbarë krahinën, ndërsa katolikët dhe protestantët do të bëheshin edhe më të polarizuar me njëri-tjetrin, duke nxitur më shumë akte dhune. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button