BotaMAIN

Edhe dy javë janë shumë. Donald Trump duhet të hiqet sot

Dje pasdite, përpjekjet cinike dhe të forta të Presidentit Trump për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të shkatërruar demokracinë amerikane, përfunduan në mënyrë të parashikueshme në tragjedi dhe terror, ndërsa një turmë e armatosur protestuesish sulmoi Kapitolin e SHBA dhe e pushtoi atë për disa orë. Numërimi ceremonial i votave elektorale (dhe debati për ato vota i impnuar nga republikanët kryengritës) u ndal dhe të dy dhomat e Kongresit, shkuan në pushim kur anëtarët e tmerruar të Kongresit dhe stafet e tyre u detyruan të fshiheshin si nxënës në një skenar të frikshëm me atentatorë.

E gjithë kjo ishte rezultati i pashmangshëm i retorikës së ndezur, flakëruese të Presidentit Trump dhe komplotit të tij disa mujor për të organizuar një grusht shteti. Ai duhet të hiqet nga detyra përmes amendamentit të 25-të ose impeachment-it në rastin më të shpejtë të mundshëm. Edhe dy javë të tjera në detyrë janë shumë për t’i dhënë këtij maniaku, ushtrisë së tij të bashkëshoqëruesve të Konfederatës dhe aleatëve të tij proto-autoritarë në Kongres.

Nëse nuk duam ta shohim këtë vend të zbresë më tej në dhunë sklerotike dhe çmenduri qytetare, duhet të bëhet një përpjekje dypalëshe, për t’i dhënë fund presidencës Trump dhe për të filluar procesin e çrrënjosjes së asaj që mund të përshkruhet vetëm si një kryengritje e brendshme. / The Week – Bota.al

Back to top button