Horizonti.al

Fakte mahnitëse për Murin e Madh të Kinës

Screen Shot 2016-06-05 at 09.48.09

  1. Muri i Madh i Kinës është struktura më e madhe në botë, e bërë nga dora e njeriut.
  2. Ndërkohë që Muri i Madh i KInës nk është një prej Shtatë Mrekullive të Botës së Lashtë, ai gjithësesi përfshihet në Shtatë Mrekullitë e Botës së Mesjetës.
  3. Muri i Madh quhej “varreza më e gjatë mbi Tokë”, për shkak se më shumë se 1 milionë njerëz vdiqën duke e ndërtuar.
  4. Muri kryesor është afro 3460 km i gjatë ndërkohë që ka edhe 2860 km të tjera, degë të tij dhe kthesa.
  5. Gjatësia e gjithë mureve mbrojtëse që kinezët ndërtuan në 2000 vite është afro 50 mijë kilometra, domethënë më shumë edhe se sa perimetri i Tokës.
  6. Afro 1/3 e Murit të Madh janë zhdukur pa gjurmë.
  7. Krahu i punës për ndërtimin e Murit të Madh përbëhej nga roje kufitare, fshatarë, intelektualë të papunë, fisnikë të rënë nga vakti, dhe të dënuar. Në fakt, gjatë dinastive Qin dhe Han ekzistonte një dënim special, sipas të cilit kriminelët e konvertuar detyroheshin që të punonin tek Muri i Madh.
  8. Përgjatë Murit u ndërtuan shumë tempuj, për adhurimin e PErëndisë së Luftës, Guandit.
  9. Pjesa më e vizituar e Murit të Madh është në Badaling, pranë Pekinit, që u ndërtua gjatë Dinastisë Ming. Ishte pjesa e parë e Murit që u hap për turistët në vitin 1957.
  10. Duke qenë se Muri nuk kishte vazhdimësi, pushtuesit Mongolë të udhëhequr nga Genghis Khani (“sundimtari universal”) nuk e patën problem t’i vijnë përreth tij dhe më pas ata pushtuan pjesën më të madhe të Kinës së veriut, mes viteve 1211 dhe 1223. Ata sunduan të gjithë Kinën deri në vitin 1368, kur dinastia Ming i mposhti Mongolët.
  11. Përkundër asaj që besohet, Muri i Madh i Kinës nuk mund të shihet me sy të lirë nga Hëna.
  12. Vizita e Presidentit Nikson në vitin 1972 në Kinë e rriti dramatikisht turizmin tek Muri i Madh. Dhe me rritjen e turizmit, u restauruan shumë pjesë të Murit, ndërkohë që pas vdekjes së Mao Ce Dunit, qeveria kineze e quajti Murin një simbol bashkues të vendit.
  13. Pjesa më e famshme e Murit të Madh, Badaling, që ndodhet pranë Pekinit është vizituar nga më shumë se 300 krerë shtetesh. I pari i tyre ishte burrështetasi sovjetik, Klim Voroshilov, në vitin 1957.
  14. Në Kinë vijnë më shumë se 50 milionë vizitorë të huaj për të vizituar Murin e Madh të Kinës.
  15. Gjatë dinastisë Ming, pothuaj një milionë ushtarë thuhet se e mbrojtën Murin e Madh nga “barbarët” dhe jokinezët. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button