Filozofi

Fjalët prekëse të një prindi me fëmijë autik

Ndoshta ju ka rënë rasti të shihni në rrjetet sociale një faqe shumë të njohur “Humans Of New York” (HONY) . Ndoshta keni dëgjuar edhe të flitet për të. E krijuar shumë vite më parë, HONY ka si qëllim kryesor prezantimin e historive të veçanta nga persona të ndryshëm në rrugët e New York-ut. Normalisht, historitë janë mjaft të përzgjedhura prej pronarit të faqes, i cili njëkohësisht është edhe gazetari, si dhe fotografi i gjithë historive. Kriteri bazë është dhënia e një mesazhi. Historia duhet të prekë, ose të japë një mesazh për një problematikë të caktuar aktuale.

Së fundmi, ata kanë publikuar historinë e një prindi me fëmijën e vet autik. Të gjithë do ta mendonin atë prind me humorin përtokë, të dëshpëruar, por ja se cilat ishin fjalët e tij në video :

“Djali im është autik. Vështirësia më e madhe për mua si prind, është ta dëgjoj atë të më flasë për dëshirat e tij. Për një vit e disa muaj të jetës së tij, ai nuk komunikonte fare me ne…
Çdo gjë në personalitetin e tij është e veçantë. Çdo gjë në personalitetin e tij flet për një fëmijë të mrekullueshëm. Ai është gjallë. Atij i pëlqen të qeshë. Atij i pëlqen të luajë. Sapo mëngjesi lind, ai është gati të dalë jashtë shtëpisë për të luajtur…
Përpara se ai të lindte, unë jam lutur të kisha një djalë. Unë e doja një djalë timin. Zoti e plotësoi dëshirën time më të madhe dhe më dha një djalë, duke i dëgjuar kështu lutjet e mia. Kështu që, çdo gjë tjetër që ndodhi pasi Ai ma plotësoi atë dëshirë, thjesht ndodhi. Nuk ka ndonjë rëndësi shumë të madhe. Unë nuk mund të jem më i lumtur se kaq, sepse ai është djali im”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button