Histori

Gjak dhe pushtet

Ritualet dhe misteret e qytetërimit Manteno

Në tokën e kuqe të Ekuadorit, arkeologët kanë zbuluar varrin e një gruaje të re që ka jetuar 1.200 vjet më parë. Trupi, i datuar midis viteve 771 dhe 953 pas Krishtit, tregon shenja vdekjeje të dhunshme: plagë në kafkë dhe ekzekutim me ritual.

E reja, e cila ishte midis 17 dhe 20 vjeç, ishte në muajin e shtatë deri të nëntë të shtatzënisë kur u vra. Prania e guaskave të perllit mbi zgavrat e syve, stolive të çmuara të Spondylus, tehut të obsidianit dhe një gërshëre gaforreje mbi bark sugjeron një status të lartë shoqëror.

Studiuesit hedhin dy hipoteza për të shpjeguar këtë ritual enigmatik: një flijim pajtues i lidhur me fenomenin El Niño, i cili kërcënonte bujqësinë, ose eliminimi i një gruaje me pushtet nga rivalët e saj politikë.

Prania e një kafke shtesë dhe e një flije të djegur, e vendosur disa shekuj më vonë, shton edhe më shumë mister. Zbulimi hap perspektiva të reja mbi rolin e grave në shoqërinë Manteno, ku ato mund të kenë pasur një fuqi të tillë sa t’i bënte objekt ritualesh që përzienin dhunën me adhurimin. / bota.al

 

Back to top button