Magazine

Himarjotët, shqiptarë apo grekë? Ja si e shpjegonte Petro Marko

Shume shoke me kane pyetur: Po ju, jeni shqiptare apo greke? Te jesh i çdo kombesie nuk eshte turp, por une u jam pergjigjur me siguri: “Jemi shqiptare!”

Nje here thirra nje mbledhje te gjere ne fshat. U mbush oborri i shkolles me burra dhe gra. Biseden e nisa pak a shume keshtu:

  • Duhet ta dime mire se ç’jemi, ç’kombesi kemi, se degjohen poshte e lart fjale se keta jane greke, keta nuk dine se ç’jane. Pra fillojme: Ti shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinen?
  • Familja jone, si gjithe Gjileku, jemi krutane. Erdhem ketu pas vdekjes se Skenderbeut.
  • Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinen e familjes sate?
  • Ne vijme nga Terbaçi. Ketu erdhen tre vellezer nga Terbaçi. Dhe nga tre vellezerit u shtuan lagjet Lizaj, Çaçedhimitret dhe Trekot.
  • Po ju o Koste nga vini?
  • Ne vijme nga Velça. Jemi nga Tavajt – dhe qeshi.

Keshtu me radhe, te gjitha familjet thane se nga rridhnin. Na doli se vetem nje ishte i huaj.

* * *

Pra, ç’jemi ne? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen?

Une do te them ato qe di: Pse nenat plaka, giyshet dhe gjyshet dine me mire shqipen se greqishten? Pse qajme dhe kendojme ship? Pse fjalet e urta i themi shqip? Siç duket, që nga viti 1820 e tëhu, greqizimi u be me qellim politik nga vete Greqia, që fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek.

Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine e as Shiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere në lufte me turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u myslimanizuan dhe u ndane.

Megjithese u ndanë në dy fe, nuk e humben kurre lidhjen e gjakut dhe te fisit. Çdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali pashe Tepelenës. Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin me pertej maleve, ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t’u mbrojtur, siç benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtjen e venecianeve.

Aty shkonin pleq e plaka dhe femije. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit. Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhermijasit flasin si korfjatet, kurse himarjotet, si gjiritlinjte. (Marrë nga “Intervistë me veten”)

Back to top button