Lifestyle

Histori personale: “Divorci ka qenë ndër vendimet më të mira që kam marrë në jetë”

“Marrëdhënia ime nisi në mënyrë të përkryer: Biseda deri natën vonë në telefon, romancë, takime sekrete. Gjashtë muaj më vonë, ne aplikuam në gjendjen civile për t’u martuar. Më pas, ai hoqi dorë nga puna e tij dhe dukej sikur nuk e kishte me ngut të kërkonte një punë të re. Unë ndërkohë nisa punë si gazetare në një portal lajmesh. Kushtet e asaj pune ishin të vështira, por pagesa ishte e mirë. Ndihesha e detyruar ta pranoja atë punë, sepse im shoq në atë kohë nuk e merrte mundimin të niste një punë tjetër.

Unë e mbështesja edhe ekonomikisht, edhe pse kishte nisur të frekuentonte edhe jetën e natës. Unë kthehesha vonë ndonjëherë nga puna dhe e gjeja të flinte gjumë në krevat. Përgatitej fizikisht edhe për të kaluar natën në pub-e.  Sigurisht, në kushte të tilla, na mbeteshin lekë vetëm për ushqimin. Unë e kufizova veten për të blerë rroba apo për të dalë për qejf. As zemra nuk ma bënte të kënaqesha në mënyrë të tillë, pasi im shoq në atë kohë as më kushtonte më vëmendje.

Më vonë, pas muajsh të tërë në këtë situatë, vendosa të merrja masat që i mendoja si më të duhurat. Hoqa dorë nga puna ime. Ai vazhdoi të mos ndryshonte dhe të vinte sërish në mëngjes në shtëpi, pas festave të shfrenuara në klube nate. Ndërkohë unë duhet të bëja gjithë punët e shtëpisë dhe më dukej sikur, në kushte të tilla, ai po e kërkonte vetë divorcin.

Fillimi ishte i vështirë. Nuk gjeta menjëherë një punë të dytë, por po mundohesha të mos i humbja shpresat e mia. Më pas gjeta dy punë njëherësh, njërën si mësuese letërsie dhe tjetrën si menaxhere në një bar restorant. Me pagesat e të dyja punëve ndryshova gjithë garderobën time dhe modelin e flokëve. Sigurisht që përballë situatave të tilla, rrethi im shoqëror u reduktura shumë, por nuk më interesonte. Për mua kishte rendësi vetëm të kisha pranë personat e duhur që më kishin mbështetur atëherë, kur më duheshin pranë njerëzit.

Ish-i im punon tashmë si një kuzhinier në një restorant dhe vazhdon të pranojë dhurata të shtrenjta nga e dashura e tij e re. Mos mendoni se jam interesuar unë për ta ditur se çfarë bën me jetën e tij, thjesht më vijnë në vesh fjalët, pasi punon kuzhinier aty ku unë punoj menaxhere. E shoh në këtë gjendje, mendoj dhe si ka qenë dhe më besoni, më vjen keq për të. Dikur nuk e mendoja kurrsesi që një njeri të ishte aq përfitues dhe mosmirënjohës, ndërkohë sot e vërtetoj plotësisht me atë si person.

Divorci ka qenë ndër vendimet më të mira që kam marrë në jetë. Vazhdon të jetë i tillë. Nuk ka pse të qëndrosh pranë një personi që kalon më shumë kohë me të tjerët, se sa me ty. Apo me një person që nuk të kushton fare vëmendje dhe nuk e kupton se sa lodhesh ti përgjatë ditës. Marrëdhënia duhet të jetë me shkëmbime reciproke respekti, dashurie dhe mirëkuptimi. Nëse këto nuk ekzistojnë, është e kotë ta mundosh veten”. – Catherine, 37 vjeçe, New Jersey

Back to top button
Close
Close