Your Life

Histori prekëse: “Dashuria është diçka ndryshe, krahasuar me atë që na tregojnë”

“Herë pas herë ndihem keq të flas për bashkëshorten time që nuk jeton më, por Loredana ka qenë me mua që nga rinia ime. Nuk mundem të mos e përmend. E konsideroj veten time ende të martuar, jo të ve. Dashuria është diçka ndryshe krahasuar me atë që na tregojnë, ka të bëjë me atë që ndërtojmë me dikëtjetër. Kam dy fëmijë të bukur si dielli, i kanë ngjarë mamasë. I rris me ndihmën e vëllait të gruas sime, si dhe të bashkëshortes së tij, të cilët banojnë një kat poshtë nesh. Për fat të keq, ata nuk mundën të kishin fëmijë dhe i kanë trajtuar fëmijët e mi sikur të ishin të tyre. Mua më pëlqen një familje e tillë, e thjeshtë, e vërtetë”. – Marco Giallini

Jeta për secilin nga ne ka të papriturat dhe vështirësitë e veta. Edhe për ata që i shohim të lumtur në rrugë, s’duhet të mendojmë kurrsesi se e kanë jetesën të lehtë. Secili është duke u përballur me vështirësitë e tij, për të cilat mundet të ketë vendosur edhe të mos flasë dhe duhet ta respektojmë zgjedhjen e tij.

Sikurse autori i paragrafit më sipër, ka plot meshkuj që mbeten të vetëm nga vdekja e bashkëshortes dhe duhet gjithashtu të rrisin edhe fëmijët e tyre. Nga një vështirësi e tillë e jetës, ata detyrohen të bëjnë edhe rolin e babait, edhe rolin e mamasë për fëmijët. Nuk e di për ju, por për mua, nuk ka gjë më të bukur se tëshohësh një prind mashkull të rrisë fëmijët pas vdekjes së bashkëshortes dhe të mos martohet sërish. Nuk i gjykoj ata që martohen me një femër tjetër, kanë plotësisht të drejtë ta bëjnë këtë gjë. Ama në sytë e mi duken më mirë ata që zgjedhin të rrinë me fëmijët, të mos martohen dhe në çdo moment të flasin me dashuri e me sytë që u shkëlqejnë për femrën që kanë dashur, por që fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Janëvërtet për t’u duartrokitur meshkuj të tillë, që sakrifikojnë gjithçka për t’i rritur fëmijët dhe që plaken tëlumtur që ia kanë dalë t’i rrisin ata me vlera, edhe pse kanë qenë të vetëm.

Back to top button