Your Life

Histori prekëse: “Dhurata më e madhe që mund të bëjmë, është të dhurojmë dashuri”

“Quhem Antonio dhe jam 8 muajsh. Një muaj më parë, mjekët i thanë mamit dhe babit tim se nuk kisha më asnjë shpresë që tëmbijetoja, pasi zemra ime ishte tepër e sëmurë dhe mund tëndalonte së rrahuri. Isha në spitalin e Padovës dhe ishin të gjithëtë shqetësuar për mua. Por në 7 maj ndodhi një mrekulli. Njëperson kishte pranuar të dhuronte organet e tij dhe zemrën e tij ma transplantuan mua. Tani jam kthyer në shtëpi dhe jetoj nëBolzano. Mund të më shihni në këtë foto.

Qesh sepse e dua jetën, edhe pse kam pak kohë që kam ardhur në këtë botë. Por kam arritur të kuptoj shumë gjëra: kam kuptuar se çfarë do të thotë të të duan (dhe jo vetëm nga ata që tëqëndrojnë pranë), edhe nga ata që nuk e dinë se kush je, por qëdhurojnë diçka për ty. Si personi që dhuroi zemrën që është duke rrahur brenda meje. Kjo zemër mban brenda gjithë dashurinë e personit që e dhuroi dhe do të mbajë akoma më tepër dashuri nga ajo që unë do të shtoj.

Epo, jam këtu për t’ju thënë se ende kam shumë gjëra për tëmësuar, ama mësimin më të rëndësishëm kam arritur ta kuptoj. Dhurata më e madhe që mund të bëjmë, është të dhurojmëdashuri”. – Nga interneti, autor anonim

Historia e mësipërme sigurisht është e shkruar nga një i rritur, ama mban një mesazh shumë të rëndësishëm: atë të lumturisë qëi falim dikujt, kur i dhurojmë diçka nga vetja jonë. Lexova kohët e fundit se në Zvicër ishte miratuar një vendim qeveritar mbi dhurimin e organeve, ku çdo person duhet ta kërkontë të mos i dhuroheshin organet, nëse nuk e dëshironte një gjë të tillë. Nëse një person nuk e bënte këtë kërkesë, atëherë në rast fataliteti pa shpresa të mëdha për jetën, organet mjekësore e konsideronin si individ që dëshironte t’i dhuroheshin organet (përderisa nuk kishte kërkuar të kundërtën) dhe i transplantonin organet dikujt që mund të përfitonte prej tyre. Edhe pse duket si një vendim joshumë i drejtë, në thelb transplanti i organeve nga një person qënuk ka shpresë jetese, do të thotë lumturi për dikë që një organ i caktuar i shpëton jetën.

Back to top button