Teknologji

HTC: Diçka e madhe po vjen

Screen Shot 2015-02-28 at 12.46.22 PMHTC mund të prezantojë një tjetër pajisje përveç HTC One M9. Duket se bëhet fjalë për një pajisje të re One
Para disa ditësh, HTC konfirmoi zyrtarisht se gjenerata e ardhshme e pajisjes One do të prezantohet me 1 mars.
Ishte divizioni britanik i HTC-ës që shpërndau i parë këtë informacion. HTC One M9 do të prezantohet në të njëjtën ditë me Galaxy S6 i Samsung-ut. Por, vetëm këtë telefon inteligjent do të prezantojë HTC?
Kompania ka postuar një tjetër cicërimë në Twitter, e cila është edhe më shumë e padeshifrueshme, duke na lërë të kuptojmë se HTC mund të prezantojë një tjetër pajisje përveç HTC One M9. Interpretimi më i dukshëm i cicërimës është se kjo “diçka e madhe” i referohet një pajisje të re One, që pritet të ketë një ekran pothuajse të ngjashëm- mbi 5 inç- të versionit aktual.
Ndërsa PocketNow sugjeron se ajo i referohet versionit të fabletit të përfolur të One M9. Muajin e kaluar, HTC deklaroi se pajisjet e saj të 2015-ës do të jenë më të mirat dhe premtoi disa surpriza të reja. Nuk i dihet asnjëherë, HTC mund të sjellë diçka krejtësisht të paparashikueshme.

Leave a Reply

Back to top button