LetersiMagazine

I garantuar për të qenë i mërzitshëm, ky është libri që të vë në gjumë

Me kapitujt e shkurtër rreth matësve hekurudhor, politikës belge dhe stilit të komplikuar të gjuhës jo të drejtpërdrejtë, “Ky libër do t’ju vërë në gjumë” premton t’ju lërë pa ndjenja që në faqet e para. Por mërzia mund t’ju bëhët varësi…

Imagjinoni sikur po shkruani një libër të mërzitshëm me dashje: nga do t’ia fillonit? Në fund të fundit, shumica e atyre që shkruajnë libra  jointeresantë, nuk e kanë për qëllim një rezultat të tillë. Si ta kuptosh që aksidentalisht nuk po bëhësh i këndshëm për lexuesin?

Volumi ri i “Ky libër do t’ju vërë në gjumë” premton  jo vetëm që do të jetë rregullisht i mërzitshëm, por njëkohësisht dhe narkotik e përgjumës: “Çdo faqe është e garantuar të jetë shumë larg interesantes,”thuhet në prezantim të librit. “Të gjithë elementet sfidues ose stimulues janë hequr, ne jemi përpjekur të projektojmë një tekst në atë formë që të hutojë mendjen, duke nxitur një gjendje të ëmbëlsisë hipnotike dhe lëngatës.”

Kapitujt janë të shkurtër, shkrimi i ngjeshur dhe po të gjykosh nga përmbajta (Vlerësimet e hekurudhave: një vështrim i përgjithshëm; Statistikat ekonomike nga dy planet e para pesëvjeçare në Bashkimin Sovjetik; Disa fakte rreth rrethrrotullimeve) temat nuk janë të përshtatshme për çdo nivel lexuesi. Por a munden këto tema të më vënë në gjumë më shpejt dhe më lehtë sesa, le të themi, biografia e filan fistekut që e kam tashmë në raft?

Shenjat e para janë premtuese. “Natën e parë unë me shumë mundim arrita të mbaroj vetëm faqen e parë derisa mu mbyllën sytë. Bëra gjumë të rëndë deri nga ora 3 e natës, kur papritur e kap veten plotësisht koshient dhe të paaftë për të ndaluar së menduari rreth krizës politike në Belgjikë.“ Një grimcë e vogël dije, edhe një dije tmerrësisht e mërzitshme, mund të përbëjë rrezik.

Një javë më vonë, libri më duket akoma më  intrigues dhe mendoj se kam krijuar varësi ndaj tij. Çdo fjali është gjykuar drejt kur u tha se ato do t’ju lënë pa ndjenja. “ Fermerët dhe ekologët janë ndër ata që mund të përfitojnë nga një kuptim i plotë i normave krahasuese të riprodhimit në dëmtuesit e insekteve. Nuk ka kanale në ishullin Guadalcanal.“

Ndoshta mund t’ju zërë gjumi sot me një ose dy faqe, por të nesërmen do t’i riktheheni për më shumë./The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button