Data e lindjes e Ivaylo-s është e panjohur, por ai konsiderohet në përgjithësi se ka ardhur nga Bullgaria veriperëndimore, ka të ngjarë afër Provadia-s. Ai thirrej “Lakhanas” (në Greqisht për “lakër”) dhe “Bardovka” (Bullgarisht për “sallatë jeshile”), për arsye të origjinës së tij të përulur, si një fshatar analfabet. Rreth vitit 1277, Ivaylo filloi të ngrinte një ushtri fshatarësh për të luftuar kërcënimin Mongol ndaj njerëzve të tij, i cili ishte trajtuar jo siç duhej nga i padobishmi Car Kostandini. Pasi arriti fitore të shumfishta, filluan të përhapeshin përalla për Ivaylo-in, duke bërë Konstandinin t’i dërgonte një ushtri për ta dërrmuar Lakrën. Por forcat e tij u mundën dhe vetë Kostandini humbi jetën në betejë, me disa histori që pretendonin se Ivaylo e vrau personalisht në një dyluftim. Duke i mundur edhe Mongolët edhe sunduesin e tij, Ivaylo-i pranoi një ofertë për t’u martuar me gruan e Konstandinit dhe u shpall zyrtarisht mbret në vitin 1278. Regjimi i tij ishte deri diku i shkurtër, duke zgjatur vetëm një vit përpara sesa ai të vritej nga Mongolët. Megjithatë ai konsiderohet të ketë udhëhequr kryengritjen e vetme të suksesshme fshatare, në historinë mesjetare Europiane./ Bota.al
1 minute read