MagazineMAIN

“Katër gazeta janë më të frikshme se një mijë bajoneta”

Vlera e propagandës, që në kohën e Napoleonit

Luftrat Napoleonike nuk ishin të parat që përdornin mediat e shtypura për qëllime propaganduese – “Times”, për shembull, që filloi në 1785 si “Daily Daily Register”, nuk ishte mbi paragjykimet. Por kjo epokë e veçantë e konfliktit, shkëlqeu në shtypjen e opinioneve të turpshme dhe karikaturave shpifëse. Udhëheqësit e epokës e njihnin mirë fuqinë e shtypit. Napoleoni vetë një herë deklaroi: “Katër gazeta armiqësore janë më të frikshme, se sa një mijë bajoneta”.

Megjithatë, nuk ishin vetëm opinionet që ndikonin. Imazhet shpesh herë ishin më të fuqishme dhe qëndronin më gjatë. Napoleoni e kuptoi këtë dhe u bë i njohur për amplifikimin e vetvetes. Piktura e famshme e tij që kalon Alpet (pikturuar nga artisti francez Jacques-Louis David në mes të viteve 1801 dhe 1805), për shembull, ofron një pamje të idealizuar të kalimit të vërtetë që Napoleoni dhe ushtria e tij bënë nëpër Alpe.

Napoleoni bëri gjithashtu kujdes, që kurorëzimi i tij si perandor të përjetësohej në piktura vaji, dhe të dy, ai dhe bashkëshortja e tij Jozefinë, porositën portrete mbretërore për veten e tyre, me veshjet e mrekullueshme perandorake. ndonëse Napoleoni nuk e kishte planifikuar varrin e vet, ai vazhdoi me temën e fuqisë dhe supremacisë – këtë herë me Napoleonin si Adonis; Një perëndi midis njerëzve. Gjeneral i shkëlqyer ai sigurisht që ishte, por fizikisht Napoleoni ishte jo ashtu si shfaqej, dhe kishte një hundë të shtrembër.

Napoleoni kishte përparësinë e dyfishtë, të të qënit edhe gjeneral, edhe sundimtar absolut. Ai ishte në gjendje të diktonte dhe kontrollonte shtypin francez. Britania nuk u siguronte monarkëve dhe udhëheqësve të saj, të njëjtat përfitime. Ajo kishte një shtyp më të lirë, dhe demokracia parlamentare bënte që revistat të mund të realizonin karikatura satirike të miqve dhe të armiqve.

Për shembull, nofka e Napoleonit, ‘Boney’, ishte një shpikje britanike e projektuar për të shkaktuar antipati. Në atë kohë, mendohej se të kishte pak mish në kocka ishte një gjë e mirë. Prandaj, “Boney” (kockanjari) i tmerrshëm ishte një person, nga i cili duhej të kishe frikë, ose të talleshe.’Boney’ qëndronte në kontrast të thellë me karikaturën e famshme John Bull (Dem), të popullarizuar së pari nga krijuesit britanikë të shtypit. Bull ishte personifikimi kombëtar i Anglisë; Një patriot me këmbë në tokë, dhe dashnor i birrës.

Napoleoni shpesh portretizohet si një person që kompensonte staturën e mangët, me kapele dhe çizme të mëdha. Por për të thënë të drejtën, Napoleoni nuk ishte i shkurtër. Ky keqkuptim u bë për shkak se matjet franceze ishin të ndryshme nga ato britanike, dhe tani e dimë se Napoleoni ishte pak më i gjatë se njeriu mesatar i kohës së tij (megjithëse ai ndoshta do të dukej i vogël po të rrinte në këmbë pranë Dukës së Uellingtonit).

Ideja që Napoleon Bonaparti ishte i shkurtër ekziston ende sot, falë propagandës britanike të 200 viteve më parë. /bota.al

Back to top button