Kinema & TV

KINEMA / “Sytë që digjen”, një vështrim nga afër i impaktit të luftës dhe vdekjes

eyes 1“Sytë që digjen” hapet në vitin 1986, teksa një grua e re mbërrin në Aeroportin Rossy për të marrë një bagazh ushtarak që po i rikthehet asaj. Në të ndodhen sendet personale të John Peraud, një fotograf dhe gazetar i vrarë në luftë në Indokinë, në vitin 1954. Nis kështu një diskutim me kolegë gazetarë të Peraud, që kanë qenë gjithashtu atje.

Dialogu vë piëpyetje mbi rolin e gazetarëve të luftës, a janë ata dëshmitarë, apo luftëtarë të angazhuar? Si ka ndikuar lufta tek ata? Gruaja zhytet papritur në historitë e tyre. Asaj i duhet të humbasë vetveten, për të fituar rrëfimin mashkullor të kësaj lufte.

“Sytë që digjen” është një film që bën bashkë trillimin me pamjet origjinale të ushtrisë dhe është porositur nga Instituti i Komunikimit dhe Prodhimeve Audiovizuale të Mbrojtjes Kombëtare, dhe është filmuar pa dialog të shkruar. Filmi ka qenë një prej përzgjedhjeve zyrtare të Cannes Classics.

Eshtë një film hipnotizues, me dëshmi shtangëse të gazetarëve të luftës, disa prej të cilëve nuk hapin dot as sytë, tek rrëfejnë përvojat e tyre. Eshtë një profesion që kërkon vdekje. /Bota.al

eyes 3 eyes 2

Leave a Reply

Back to top button