Thenie

Koha ka më tepër vlerë se paratë. Ti mund të fitosh më tepër para, por s’mund të fitosh më tepër kohë…

Vlera e kohës nuk mund të përshkruhej kurrë më saktë se sa me këto fjali:

“Koha ka më tepër vlerë se paratë. Ti mund të fitosh më tepër para, por s’mund të fitosh më tepër kohë”. – Jim Rohn

“Koha ka aq shumë vlerë, saqë edhe nëse paguan miliona të tëra, sërish nuk mund të fitosh asnjë minutë”. – Anonim

“Koha të jepet falas, por nuk mund të blihet. Ti s’mund ta zotërosh, por mund ta përdorësh atë. Ti nuk mund ta mbash, por ta shpenzosh atë. Në momentin që e ke humbur, num mund ta fitosh dot më mbrapsht”. – Harvey MacKay

“Shumë njerëz enden rreth e rrotull duke pritur “për kohën e duhur”. Njerëzit nuk e dinë se nuk ka në të vërtetë një kohë të duhur. Koha nuk është as e duhur dhe as jo e duhur. Karakteristika e vetme negative e saj, është se mund ta humbësh, ndërsa karakteristika pozitive është se e ke ti në dorë se si ta shfrytëzosh”. – C. JoyBell

“Vlera e kohës është më e larta nga çdo gjë falas që mund t’i ofrohet secilit nga ne”. – Sunday Adelaja

“Ti mund ta kuptosh më mirë vlerën e kohës, vetëm duke qenë nën presion. Është thjesht diçka relative”. – Muhammad Imran Hasan

“Jeta sillet e gjitha rreth kohës. Shpenzo më tepër kohë me të tjerët, se sa para. Jepu atyre kohë, më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithashtu kërko dhe kohë për të qëndruar vetëm. Ndonjëherë koha është e vetmja gjë që mund të ndajmë me ata që duam. Unë të kërkoj vetëm të ngadalësohesh pak në jetën tënde. Merr kohën e duhur për çdo gjë, por mos e shpërdoro atë”. – Emma Heatherington

“ Fute dorën në një furrë të nxehtë dhe një minutë të duket si një orë. Ulu me një vajzë të bukur pranë për një orë dhe ajo orë të duket si një minutë. Ky është relativiteti”. – Albert Einstein

“Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha”. – Leo Tolstoy

“Derisa të mos kesh vlerësuar veten, nuk ke për ta vlerësuar kohën tënde. Derisa të mos kesh vlerësuar kohën tënde, nuk ke për të bërë asgjë me vlerë me të. – M. Scott Peck

Leave a Reply

Back to top button