Një tjetër pretendim për influencën masonike ndaj Uashington, DC është edhe ai se ndërtesa e Capitolit, ose Kongresit të SHBA, jo vetëm është e mbushur me simbolizma, por edhe është “rinërtuar” sipas shëmbëlltyrës së Tempullit të Solomonit, një version masonik amerikan i tij.
Brenda ndërtesës, nën kube, është një pikturë e detajuar e Xhorxh Uashingtonit, ku ai paraqitet si një hyjni – përshkruar si “Krishti amerikan”. Interesant fakti që Jezusi shpesh paraqitej njësoj.
Guri i themelit i ndërtesës së Capitolit, gjithashtu u vu në vend vetëm pasi ishte kryer një ritual i plotë masonik, kryesuar nga vetë presidenti Uashington. Për më tepër, rrethinat e ndërtesës së Kongresit janë të ngjashme me vende të tjera të lashta masonike. Ndoshta më të dallueshmet janë Obelisku i Uashingtonit dhe obelisku në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. / Bota.al