Autoritetet në Kore të Veriut, kanë thënë se kanë krijuar në medikament “çudibërës” që shëron sëmundjet ngjitëse si HIV-AIDS, Ebola dhe MERS.
Sidoqoftë, shteti vetmitar nuk e ka bërë publik asnjë rast të vetëm të shërimit, duke ngjallur spekulime se kjo nuk mund të jetë e vërtetë.
Lajmi që është dhënë nga një agjenci e besueshme dhe e dëgjueshme e shtetit, nuk ka dhënë shumë detaje për këtë, transmeton Telegrafi.
E tëra që dihet është se ky medikament është krijuar nga bima e quajtur Xhensen – e njohur për veti shëruese. /Telegrafi/