Analiza

Kriza e Rendit Botëror. Analiza e Robert Kagan

order

Pas Parisit, ngritja e Shtetit Islamik dhe agonia e Sirisë, po e trondisin një Evropë të dobësuar, si dhe sistemin ndërkombëtar. A mund të ketë SHBA-ja vendosmërinë për të reaguar si duhet?

Nga Robert Kagan

Për disa vite, presidenti Barak Obama ka operuar nën një sërë supozimesh rreth Lindjes së Mesme:Së pari, nuk mund të ketë kthim të trupave të shumta tokësore amerikane në rajon;dhe së dyti, ngjeshur pas të parit, SHBA-ja nuk ka në rajon interesa aq të mëdha, sa të justifikojnë një angazhim të tillë.

Kriza në Lindjen e Mesme, mund të mbahet e lokalizuar. Mund të ketë gjakderdhje dhe dhunë, madje edhe vrasje masive, në Siri dhe Libi dhe gjetkë, dhe njëfarë paqëndrueshmërie në Irak, por luftimet, dhe pasojat e saj, do të mund të mbahen nën kontroll. Elementet kryesore të rendit botëror nuk do të preken, dhe interesat e Amerikës s’do të jenë të kërcënuara drejtpërsëdrejti për aq kohë sa një inteligjencë e aftë dhe dronët e mirë-vendosur, mund të pengojnë sulme terroriste në territorin amerikane. Edhe Shteti Islamik me kalimin e kohës, mund të “degradojë” dhe “mbahet nën kontroll”.

Këto supozime mund të kishin qenë të drejta- konflikte të tjera në Lindjen e Mesme kanë mbetur lokale – por në fakt janë dëshmuar të gabuara. Krizat e kombinuara të Sirisë, Irakut dhe Shtetit Islamik, nuk kanë mundur të përmbahen. Vetë ISIS-i ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe aftësi, siç e treguan edhe sulmet e fundit në Paris…

[real3dflipbook id=”647″]


Leave a Reply

Back to top button