Personazhe

Maximinus Thrax, Perandor i Romës

Screen Shot 2015-04-26 at 18.33.18

Maximinus Thrax (“Trakiani”), u lind në Traki rreth vitit 173 të erës tonë. Ne dimë pak për jetën e tij, përpara se ai t’i bashkohej legjioneve romake, por burime të kohës thonë se ai punonte si bari. Nëse ka qënë kështu, ai ka qënë bariu më i tmerrshëm në histori, derisa të njëjtat burime thonë se ai ishte një “mal njerëzor”, të paktën 2.5 m i gjatë, dhe i fryrë me muskuj. Megjithëse këto tregime kanë të ngjarë të jenë të ekzagjeruara, ai u vu re shpejt nga perandori Septimus Severus, për fuqinë e tij të madhe në betejë, dhe në fund u ngrit të komandonte një ushtri në Rin, ku trupat e shpallën atë perandor, pasi Severusi ishte vrarë.

Fatkeqësisht, regjimi i Maximinusit zgjati vetëm për tre vjet, të cilat pothuajse të gjitha i kaloi duke shmangur fiset pushtuese përgjatë Danubit dhe Rinit. Ndërkohë, një grup fermerësh të pasur afrikanë pretendonin se taksat e tyre ishin shumë të larta, i vranë taxambledhësit lokalë dhe shpallën perandorin e tyre, Gordian-in e I-rë. Kjo zgjati për rreth tre javë, pikë në të cilën Gordiani vrau veten, duke pasuar vdekjen e djalit e të tij në fushë betejë kundra qeveritarit të Numidias. Gjithësesi senati Romak, duke mos qënë simpatizant i barbarit Maximinus, shfrytëzoi rastin për të shpallur dy perandorë të rinj, të cilët u hoqën nga nipi i Gordianit, Gordian-i i III-të. I inatosur nga një seri revoltash çorientuese, Maximinusi marshoi në Itali, por u përball me rezistencën e vendosur në veri, pikë në të cilën trupat e tij filluan të vinin në pikëpyetje nëse e gjithë kjo ia vlente. Maximinusi u vra si pasojë, bashkë me djalin e tij në vitin 238 të erës sonë, nga po ajo ushtri që më parë e kishte bërë atë perandor. /Bota.al

Tjetra: Justini, Justiniani & Theodora

E meparshmja: Liu Bang, Perandor i Han-it


Leave a Reply

Back to top button