Your Life

“Më thuaj që nuk do të më braktisësh edhe ti”. Letra prekëse për fëmijët e birësuar nga Luciana Littizzetto

“I / e dashur,

Nuk ka rëndësi nëse je mashkull apo femër. Për ty që nuk ke lindur nga barku im, por nga zemra ime. Për ty që ke paraqitje komplet ndryshe nga unë, edhe pse të tjerët thonë se ngjajmë bashkë. Për ty që jeta është treguar e padrejtë, që të ka bërë të lindësh në një vend, të ka bërë të rilindësh në një vend tjetër, dhe nuk ta ka dhënë mundësinë të zgjedhësh. Në asnjërën nga të dyja rastet.

Për ty që e kishe një nënë dhe më pas erdhi në jetën tënde një nënë tjetër. Për ty që duhet të të trajtojnë me kujdes, ashtu siç shkruhet në ambalazh për sendet e brishta. Për ty që edhe pse ndonjëherë i lëndon të tjerët, më vonë të vjen keq. Për ty që ndonjëherë dëshiron t’ia mbathësh, por nuk di se ku. Për ty që më pyet për çdo gjë që do të bësh, pa e kuptuar se ke gjithë lirinë për ta bërë atë gjë. Të lutem, më thuaj që nuk do të më braktisësh edhe ti, edhe pse je një djalë apo vajzë ndryshe.

Sepse fëmijët e lindur nga zemra, janë më shumë fëmijë se gjithë të tjerët. Je një fëmijë në fuqi të tretë, të katërt, të pestë. Sepse fëmijë si ju kanë sjellë me vete të papriturën, misterin, durimin dhe këmbënguljen. Ju i keni dhënë kuptim gjithçkaje. Nëse do të kishte një mundësi për ta matur dashurinë, dua të të them se dashuria që ndiej në zemër për ty, është më e madhe edhe nga një pishinë olimpike. Nëse do të matej në kilometra, do të ishte aq e madhe sa gjithë regjioni i Kalabrisë. Nëse do të ishte një det, atëherë do të kishte madhësinë e gjithë oqeaneve së bashku. E nëse do të ishte një qiell, do të ishte sa gjithë galaktika.

Dhë nëse nuk je akoma i/e bindur, dëshiroj të ta përsëris sërish. Je djali im. Je vajza ime. Në çdo sekondë të çdo minuti, në çdo orë të jetës sime. Dhe nuk mund t’ia dilja mbanë kurrsesi pa ty. Për këtë arsye, të dhuroj gjithë puthjet që kam”. – Letra e Luciana Littizzetto për gjithë fëmijët e birësuar, të cilët mund të ndihen si më pak fëmijë për prindërit, sidomos në një familje që ka edhe fëmijë biologjikë.

Back to top button