Your Life

Mesazh kushtuar atyre që i kanë mirë prindërit, vëllezërit, motrat (edhe pse nuk ndihen me fat)

Kalojeni sa më bukur kohën me personat që doni, për aq sa do të keni mundësinë për ta bërë diçka të tillë. Më vonë do të jetë vetë jeta që do të sigurohet për të mos i pasur më ata pranë. Mesazhi im u drejtohet tëgjithë atyre që e kanë fatin të shkëmbejnë një muhabet me mamanë, babanë, motrën dhe vëllanë (e pavarësisht gjithë kësaj, shpesh nuk e kuptojnë se sa me fat janë). Mesazhi im u drejtohet të gjithë atyre që e kanë mundësinë e një përqafimi dhe një fjale të ngrohtë. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që keni nëduar, sepse përtej atij murit plot me pendesa, nuk ka mëshirë për ata që qëndrojnë, dhe çdo fjalë që nuk është thënë, shndërrohet në një pendesë më vonë.

Është e vërtetë që koha kalon dhe me kohën arrin të zbehet gjithçka. Mund të tejkalohen edhe dhimbjet më të mëdha, ama nuk mund të fshihen dot kujtimet. Nëse humbet dikë të dashur, ka për të munguar përherë ecja e tij nëpër shtëpi, e folura e tij, bisedat me të, pritja sa herë ti ktheheshe në shtëpi… Ka për tëmunguar në çdo moment që do të shohësh vendin ku ai person ulej përherë, por që nuk do ta shohësh mëaty. Do të hedhësh sytë në mur dhe do të ngushëllohesh me një foto në kornizë, e cila nuk flet. Është aq e ftohtë, saqë është njësoj sikur mos të ishte. Ama sërish ngushëllohesh me aq…

Përpara se ngjarje të tilla të ndodhin, kushtoji kohë personave të dashur. Dil, kënaqu, bëji ata të lumtur. Sigurisht që më vonë do të kesh pengesa, kur ata të largohen nga jeta. Është normale të mendosh “Sikur tëkisha vepruar kështu, ndoshta mund të kishte ndodhur ndryshe”, por mendime të tilla duhet të jenë sa mëtë pakta. Nëse i ke bërë njerëzit e tu të dashur të lumtur, ke për t’u penduar më pak për kohën që nuk ke shpenzuar me ta.

Back to top button