Psikologji

“Mundohu të falësh, por të mos harrosh”. Këshillat e Catherine Black që çdo femër duhet t’i lexojë

“Mos u nxito dhe mos ki frikë. Zgjidh atë që të duket e drejtë, por, ndonjëherë, kur mundesh, edhe atë që të bën të lumtur. Nëse nuk të vijnë fjalët, lëri sytë e tu të flasin. Dhe mëso të lexosh sytë e të tjerëve, mëso të kuptosh gjërat që nuk të thonë.

Dëgjo heshtjen, bëji gjithë pyetjet, edhe ato më pak komode që të kalojnë në mendje. Mos e lejo veten që të ndalesh nga frika për të bërë gjërat që duhet të bëhen. Mbathja kur duhet, ndalo kur mundesh. Ekziston një moment kur duhet të mbjellësh dhe një moment kur duhet të korrësh – mëso t’i dallosh këto dy momente, mëso t’i shijosh të dy.

Dëgjoje trupin tënd dhe respektoje: pusho kur e ndjen të nevojshme, ha kur ke uri dhe herë pas herë, dehu – me verë, me dashuri, ose me ndonjë ëndërr. Ec e vetme në ndonjë bregdet, ose në mes të një pylli. Qaj nëse e ndjen të nevojshme, por mundohu gjithmonë të qeshësh më tepër.

Shpesh mundohu të falësh, por të mos harrosh. Kërkoji të tjerëve të të respektojnë, por pyete gjithmonë veten, nëse ti i ke respektuar ata. Kupto se çdo goditje ka diçka për të të mësuar, por mos i prano asnjëherë padrejtësitë. Dhe mbaj mend gjithmonë se, ajo që të bën më të çuditshme, ose më ndryshe nga të tjerat, nuk është domosdoshmërisht një dobësi e jotja”. – Catherine Black

Back to top button