Konteksti: “Imagjinoni të shihni në murin e Facebook-ut tuaj, një artikull alarmant, i cili pretendon se po ndodh një shpërthim sëmundjeje, shumë më vdekjeprurëse se COVID-19.”
Objektivi: “Ky udhëzues do t’ju tregojë hapat konkretë që duhet të ndiqni, për të verifikuar këtë lajm, dhe si të shmangni përhapjen e dezinformatave.
Hapi i parë: Vlerëso burimin
Kontrollo besueshmërinë e portalit që ka botuar lajmin.
Merr më shumë informacion mbi reputacionin e botuesit, apo autorit. Eshtë media e njohur dhe e respektuar? Eshtë institucion akademik, apo ekspert i njohur i fushës?
Kontrollo historinë e burimit të lajmit.
A ka raste të mëparshme të botimit të lajmeve të rreme, të keqinformimit, apo të titujve sensacionalë? A është burimi i lidhur me grupe apo parti politike?
Cilësia e portalit / publikimit
Vlerëso cilësinë e përgjithshme të portalit apo botimit. A është profesional dhe i mirëmbajtur? A ofron informacione mbi kontaktet e veta dhe a ka përshkrim të mënyrës se si e krijon përmbajtjen që ka?
Reputacioni
Bëj një kërkim për reputacionin dhe të kaluarën e autorit. A ka ekspertizë në çështjen për të cilën është duke shkruar? A ka një histori shkrimesh për tema nga më të ndryshmet?
Hapi i dytë:
Analizoni shkrimin
“Deshifrimi i gjuhës dhe tonit”
Vini re tonin dhe stilin
Shiko për një gjuhë sensacionale ose të ngarkuar emocionalisht, e cila përdoret shpesh në informacionet mashtruese. Pyet veten: A është shkrimi është profesional, i balancuar dhe i bazuar në fakte? Apo ka njëanshmëri?
Identifikoni provat që e mbështesin
Shiko nëse artikulli mbështetet në prova të besueshme, të tilla si studime, opinione ekspertësh apo të dhëna statistikore. Vini re nëse ka pohime, pa arsyetim.
Pamje: Ikona që tregojnë llojet e provave, si grafikët për të dhënat, një libër për studime ose një siluetë personi për opinionet e ekspertëve.
Gjej gabime logjike
Bëj kujdes nga argumentet që nuk ndjekin arsyetim logjik, si sulmet me emër, dilema të gënjeshtërta ose argumente pa baza.
Pamje: Grafika që ilustrojnë shembuj të gabimeve të zakonshme logjike.
Eshtë fakt apo opinion
Shiko a është një raportim faktik, apo është opinion. Sigurisht që opinionet vlejnë, por ato nuk duhet që t’i ngatërrosh me lajmet objektive.
Lajm Sensacional
Titulli: “Sëmundja e pandalshme vdekjeprurëse pushton globin: A jemi në prag të zhdukjes së ardhshme njerëzore?”
Fragment: “Në atë që mund të përshkruhet si makthi më i keq i njerëzimit, një sëmundje e re vdekjeprurëse po shpërthen me pasoja katastrofike, duke e lënë pas COVID-19 sa i përket pasojave vdekjeprurëse. Ekspertët janë të shastisur, qeveritë janë në kaos dhe shoqëria është në prag të kolapsit total. Kjo murtajë e pandalshme mund të shënojë fundin e qytetërimit njerëzor siç e njohim.”
Lajm neutral
Titulli: “Raportohet shpërthim i një sëmundjeje të re: Autoritetet shëndetësore po hetojnë forcën dhe përhapjen”
Fragment: “Autoritetet shëndetësore kanë raportuar shfaqjen e një sëmundjeje të re infektive. Ndërsa shkalla e transmetimit të saj është aktualisht më e lartë se ajo e COVID-19, ekspertët po kryejnë kërkime për të kuptuar ndikimin dhe forcën e saj. Qeveritë në mbarë botën po koordinojnë me organizatat shëndetësore për të monitoruar situatën dhe zbatuar masat e duhura të reagimit”.
Hapi i tretë
Kontrollo datën dhe lidhjen
“Koha është gjithçka”
Verifiko datën e burimit
Kontrollo datën e botimit apo të nxjerrjes online tek burimi fillestar. Shiko nëse informacioni është i fundit, apo i vjetër.
Vlerëso peshën aktuale
Vlerëso: a ka vlerë informacioni në kontekstin aktual? Shiko si kanë ndryshuar rrethanat, apo cilat janë zhvillimet që nga dalja e informacionit.
Identifiko të dhëna të ndjeshme kohore
Ki kujdes sidomos me të dhënat dhe statistikat, pasi këto mund të bëhen shpejt të vjetëruara. Kontrollo nëse ka të dhëna më të përditësuara.
Fut në kontekst deklaratat historike
Kur ke të bësh me burime apo deklarat historike, kupto kontekstin dhe shiko ku ndryshon nga e tashmja. Krahasoje informacionin me lajme më të fundit mbi të njëjtën temë.
Hapi i katërt
Kupto kontekstin e plotë
Kërko burimin fillestar
Përpiqu të gjesh burimin e parë të informacionit. Nëse është studim, gjej kërkimin origjinal; nëse është citat, gjej ku është thënë ose shkruar për herë të parë. Përdor motorët e kërkimit, bibliotekat ose bazat e të dhënave.
Lexo përtej fragmentit
Lexo ose dëgjo përmbajtjen që rrethon pjesën e cituar për të kuptuar kontekstin e plotë. Shiko me kujdes atë që është diskutuas para dhe pas citimit.
Vlerëso mesazhin e përgjithshëm
Shiko mesazhin ose argumentin kryesor të burimit origjinal. Si përshtatet pjesa e cituar brenda këtij konteksti më të gjerë?
Informacione të ngjashme
Kërko burime ose referenca të tjera që diskutojnë të njëjtën temë për të patur një kuptim më të plotë. Shiko nëse mënyra se si paraqitet informacioni mund të ndikohet nga paragjykime ose axhenda të caktuara.
Shembulli 1: Citim i izoluar
“Mediat sociale janë humbje kohe.”
Ky citim i izoluar sugjeron një pamje të drejtpërdrejtë, negative të mediave sociale.
Shembulli 2: Citim brenda një bisede më të gjerë
“Ndërsa disa argumentojnë se media sociale është humbje kohe, është dëshmuar gjithashtu se ajo është një mjet i fuqishëm për të lidhur njerëzit në mbarë botën dhe për të lehtësuar lëvizjet e rëndësishme sociale.”
Në kontekstin e plotë, citimi është pjesë e një argumenti më të gjerë që pranon disa kritika ndaj mediave sociale, por në fund thekson aspektet dhe ndikimin e tyre pozitiv.
Hapi 5
Verifiko me burime të tjera
“Konfirmo saktësinë përmes burimeve të shumta”
Shiko media me reputacion
Kërko lajme të tjera të besueshme ose artikuj që diskutojnë të njëjtën temë. Lajmet e besueshme shpesh mbulohen nga media të shumta me reputacion.
Konsultohu me opinionet e ekspertëve
Kërko njohuri nga ekspertë të fushës: Akademikë, shkencëtarë ose profesionistë të industrisë.
Krahaso me të dhëna dhe deklarata zyrtare
Krahaso informacionin me të dhënat zyrtare ose deklaratat nga organizatat me autoritet, apo organet qeveritare.
Kujdes nga “dhomat e jehonës”
Bëj kujdes nga informacione që qarkullojnë vetëm brenda një grupi të caktuar, pa verifikim të jashtëm.
Fuqia e Verifikimit në Epokën e Informacionit
Në një botë ku informacioni udhëton më shpejt se kurrë më parë, përgjegjësia për të verifikuar lajmet përpara se t’i ndajmë, është e madhe.
Të bësh dallimin midis faktit dhe sajesës nuk është thjesht një aftësi, por një detyrë qytetare në shoqërinë tonë dixhitale.
“Të qënit një konsumator i ndërgjegjshëm i lajmeve është thelbësor në epokën dixhitale. Në një epokë ku një klikim i vetëm mund të përhapë informacionin në të gjithë globin, përgjegjësia bie mbi secilin prej nesh, për të siguruar që ajo që ndajmë të kontribuojë në diskursin e informuar dhe konstruktiv. Gjithmonë verifikoni para se të ndani informacione”.