MagazineMAIN

Ngjarjet shkencore më të pritshme për vitin 2021

Gjatë muajve të fundit, faqet e uebsajteve shkencore janë dominuar nga lajmet me temën e Covid-19. Ndërkohë, kërkimet për çështje të tjera kanë vazhduar në hije, dhe tani po përgatite të gjallërojnë peizazhin shkencor të vitit që sapo ka hyrë. Po çfarë zbulimesh mund të presim përgjatë vitit 2021?

  1. Kthimi në plan të parë i ngrohjes globale

Viti i pandemisë nuk prodhoi ndonjë përmirësim të qëndrueshëm në emetimet e gazeve serë, dhe i ngadalësoi negociatat për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit. Por diçka ka ndryshuar:Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur një president të ri, i cili ka premtuar të rivendosë udhëheqjen amerikane në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe të ri-hyjë në marrëveshjet e klimës.

Momenti i së vërtetës do të vijë në nëntor me Konferencën e Klimës në Glasgou, e cila përfshin një raund të ri të “qëllimeve të mira” për të ulur emetimet e dëmshme. Bashkimi Evropian dhe Kina kanë njoftuar tashmë synimet e tyre për të arritur neutralitetin e karbonit, përkatësisht në vitet 2050 dhe 2060.

  1. Qartësi mbi origjinën e pandemisë

Në janar, një grup shkencëtarët të OBSH do të mbërrijë në Vuhan për fazën e dytë të hulumtimit mbi ngjarjen që çoi në kalimin e koronavirusit SARS-CoV-2 tek njerëzit. Hetimet do të nisin në tregun e kafshëve. Investigimi mund të zgjasë me vite, por disa lajme të rëndësishme priten deri në fund të vitit 2021.

  1. Vaksinat në provë

Nëse 2020 përfundoi me mbërritjen e vaksinave anti-Covid, 2021 do të dëshmojë suksesin e tyre. Përveç efekteve të para të vaksinimit masiv, pritet një lajm i mirë për vaksinat që janë ende në zhvillim. Në SHBA, vaksinat e Novavax dhe Johnson & Johnson kanë arritur në testimet e Fazës III. E para, e cila synon të stimulojë sistemin imunitar duke futur një fragment jo-infektiv të virusit. Ajo e Johnson & Johnson, kërkon vetëm një dozë, një fakt që mund t`a përshpejtojë shpëndarjen.

  1. Shkenca pa pengesa

Këtë vit nis zbatimi i Planit S, një nismë për promovimin e shkencës,e promovuar nga 20 organizata të financimit të kërkimit. Ideja është që të kërkohet shtrirja e menjëhershme e qasjes falas për të gjithë artikujt shkencorë, në lidhje me kërkimin shkencor të mbështetur

nga financim publik, që do të bëhet menjëherë i disponueshëm falas. Projekti mund të revolucionarizojë politikat e shumë revistave shkencore.

  1. Trafik në planetin Mars

Misioni kinez Tianwen-1 pritet të mbërrijë në ‘Planetin e Kuq’ në shkurt 2021, me një treshe sondazh që do të eksplorojnë gjeologjinë, klimën, strukturën e brendshme dhe fushat magnetike të Marsit,me gjithsej 13 instrumente. Në të njëjtën periudhë, pritet ulja e sondës Perseverance tëNASA-s,dhe vendosja në orbitë e sondës Hope Martian e Emirateve të Bashkuara Arabe.

  1. Kërkimi mbi qelizat staminale

Priten udhëzime të reja nga Shoqëria Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale (ISSCR), një organizatë e pavarur me seli në SHBA. Ato synojnë të rregullojnë përdorimin e qelizave staminale për qëllime kërkimore, pa përdorur embrione aktuale.

Kjo do të bënte të mundur kapërcimin e kufirit ligjor (dhe etik), të vendosur në shumë vende për studimin shkencor të embrioneve in vitro, që për momentin është maksimumi 2 javë pas fekondimit. Zgjatja e këtij kufiri do të na lejojë të hedhim dritë, para së gjithash mbi shkaqet më të shpeshta të aborteve të hershme spontane.

  1. Një diskutim tjetër mbi hulumtimin e Alzheimerit

Këtë vit, do të mësohet mbi fatin e aducanumab në SHBA, një ilaç me bazë një antitrup që synon proteinën beta-amiloid , tipari kryesor i fazat e avancuara të sëmundjes. Rezultatet e Fazës 3, sollën përfundime kontradiktore, dhe komiteti i pavarur i konsultuar nga FDA nuk dha një mendim entuziast mbi këtë ilaç, duke arritur në përfundimin se të dhënat e disponueshme nuk mbështesin përdorimin e tij.

  1. Lëshimi i pasardhësit të ‘Hubble’

Në tetor, do të shohim nisjen e shumëpritur të Teleskopit Hapësinor ‘James Webb’, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga njeriu. NASA shpreson që pasardhësi i‘Hubble’ që ka kushtuar 8.4 miliardë dollarë,do të ketë të njëjtin ndikim novator si i pari që u lëshua në vitin 1990.

  1. Vrimat e zeza dhe yjet neutronë

Ky vit mund t’i hapë rrugën mënyrave të reja për të zbuluar ‘trenat’ e valëve gravitacionale. Duke shfrytëzuar pulsarët (yjet neutronë të magnetizuar, që rrotullohen me shpejtësi) si “fenerë kozmikë”, dhe duke i matur efektet që sjell shtrembërimi i hapësirë-kohës në impulset e tyre të rregullta, mund të kapen valëzimet e prodhuara nga çiftet e vrimave të zeza supermasive të bashkuara.

  1. Brexit

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ka krijuar pasiguri edhe në botën akademike. Pasojat e këtij divorci mbi financimin e kërkimit shkencor dhe lëvizjen e lirë të studentëve dhe studiuesve nga e gjithë bota, do të ndihen për një kohë të gjatë, duke nisur pikërisht nga ky vit 2021. / Focus – Bota.al

Back to top button
Close
Close