Pas aktores Stormy Daniels, një tjetër femër pretendon se ka pasur lidhje intime me presidentin Trump.
Ish-modelja e Playboy-t, Karen McDougal, i tha CNN-it se Trump i ofroi para pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
“Pas momenteve të intimitetit, ai tentoi të më paguante dhe unë nuk dija si ta merrja këtë”, tha McDougal.
“Iu përgjigja se nuk isha e tillë. Nuk jam ai lloj vajze, i thashë”, tregon ajo.
Ish-modelja e rrëfeu të gjithë historinë e saj në një intervistë në CNN.
Në lidhje me Melania-n, me të cilën Trump ishte i martuar në kohën kur ka ndodhur ndodhur takimi, ajo tha:
“Çfarë mund të them tjetër përveçse më vjen keq. Nuk do të doja që të ma bënte dikush mua këtë gjë”.
Karen thotë se është republikane dhe ka votuar për Trump.
Intervista e saj është e para e kësaj natyre që pas ngritjes së një padie nga ana e saj ndaj American Media Inc, kompania që ka në pronësi “The National Inquirer”.
Menjëherë pasi Trump u zgjodh president, Wall Street Journal publikoi një artikull në të cilin thuhej se American Media Inc. i ka paguar modeles McDougal 50 mijë dollarë, por nuk e publikoi historinë e saj, një manovër kjo që në botën e tabloideve njihet si “kape dhe vrite”.
Sipas WSJ, në kontratë nuk përcaktohej që Enquirer duhej ta publikonte historinë dhe kjo detyroi modelen të heshtte.
Ajo thotë se vendosi të fliste për marrëdhënien 10-mujore me presidentin jo për të fituar vëmendje, por për të provuar se kontrata ishte e paligjshme. / (TemA TV)