Ish presidenti amerikan Barack Obama e ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij Donald Trump për mënyrën se si ka reaguar në menaxhimin e krizës së koronavirusit.
Në një konferencë private në skype, ai e quajti trajtimin e pandemisë nga qeveria e SH.B.A-së “një katastrofë absolute”. Vërejtjet u bënë teksa inkurajoi ish stafin e tij që të punojnë për ekipin e zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden, thotë CNN.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se reagimi “i pashembullt” i Presidentit Trump kishte “shpëtuar jetën e mijëra amerikanëve”. Gjatë konferencës, Z. Obama tha se qasja e pasardhësit të tij republikan ishte të gjente të tjerë për t’i fajësuar për përgjigjen e SHBA-së ndaj koronavirusit.
“Kthehet në një katastrofë absolute kur strategjia zëvendësohet me fraza të tipit se “çfarë fitoj unë nga kjo” dhe “në djall shkofshin gjithë të tjerët”, kur ky mentalitet funksionalizohet në qeverinë tonë është problem”. Obama gjithashtu kritikoi me forcë vendimin për heqjen e akuzave penale kundër ish këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn.
Cila është situata e koronavirusit në SHBA?
Më shumë se 79,000 njerëz kanë vdekur deri tani dhe SHBA ka konfirmuar 1.3 milion raste të infektuar me koronavirus – të dy statistikat më të lartat në botë deri tani.
Shumë shtete i vendosën masat e bllokimit në mars por tani i kanë hequr kufizimet, duke lejuar njerëzit të kthehen në punë. Por zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se kjo mund të bëjë që virusi të përhapet më tej.
Qasja e zotit Trump ndaj pandemisë ka qenë e lëkundur. Në shkurt ai mohoi se kishte kërcënimin, duke thënë se virusi do të kalojë si një grip i thjeshtë, por nga mesi i marsit ai e pranoi ashpërsinë e tij.
Në prill ai sugjeroi që dezinfektimi nuk ishte i nevojshëm dhe mund të mos bëhej diçka që ekspertët e kundërshtuan menjëherë. Javën e kaluar ai njoftoi se do të mbyllte “task forcën” e qeverisë që menaxhon koronavirusin, por më vonë tha se do të vazhdojë – por duke u përqëndruar në rihapjen e ekonomisë. / bota.al