Covid19MAIN

Pandemia e ka ndryshuar kuptimin e punës dhe kohës së lirë

Nga Beatriz Miranda Cortes

Në një reflektim të mrekullueshëm mbi botën post-moderne dhe gjendjen individuale njerëzore, filozofi Zigmunt Bauman citon shembullin e një të riu që aspironte të kishte 500 miq në Facebook.

Bauman vërente se në moshën 86vjeçare, ai nuk kishte gjetur shumë miq. Por sugjeronte që fjala mik ka gjasa të ketë kuptime të ndryshme për të dhe për përdoruesin e ri të Facebook-ut. Bauman dëshironte lidhje autentike njerëzore, në një komunitet të gjallë.

Komuniteti në internet, shkruan ai, varet për ekzistencën e tij nga dy gjeste:lidhja dhe shkëputja. Dhe të dyja janë thjesht çështje e klikimit të butonit të djathtë. Doni të shtoninjë mik? Kliko. Doni të hiqni një mik nga profili juaj në FB? Sërish kliko.

Reflektimet e filozofit u fokusuan tek bekimet dhe mallkimet e lidhjeve njerëzore në botën reale, përkundrejt mbretërisë virtuale në internet. Por tani ka një faktor krejtësisht të ri që duhet marrë parasysh:një pandemi e dhimbshme, që do të ndryshojë botën dhe marrëdhëniet tona.

Themeluesi i Microsoft”, Bill Gejts e trajtoi së fundmi temën e COVID-19 dhe ndikimin e qëndrueshëm që mund të ketë ai në botë, në një konferencë të organizuar nga “The New York Times. Dhe një nga parashikimet e tij është që 50 për qind e udhëtimeve të biznesit dhe 30për qind e ditëve të punës të kaluara në zyrë do të eliminohen.

Pra zyrat nuk do të kthehen më kurrë siç kanë qenë. Ky është një skenar shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit parashikuan vitin e kaluar, kur gjërat ishin ende “normale. Në një artikull të botuar më 24 janar 2019, spanjollja “El País i quante udhëtimet e biznesit një pasuri në rritje dhe përmendi Bogotan, bashkë me Londrën, Nju Jorkun, Sao Paulon dhe Meksiko Sitin, si një nga qytetet më të mira në botë për aktivitetet e korporatave.

Por më pas erdhi Covid-19, dhe shumë drejtues i bënë zyra shtëpitë e tyre. Puna në distancë,do të thotë se nuk do të jetë e lehtë të justifikosh tani një udhëtim për biznes, gjë që me siguri do të zvogëlojë numrin e fluturimeve të përditshme.

Një lajm ky i keq për linjat ajrore, por një zhvillim mjaft i favorshëm sa i përket problemit tëndryshimit të klimës. Aeroportet, udhëtimet e gjata, hotelet, dhe ndarja e vazhdueshme nga të njerëzit e dashur, nuk do të jenë më pjesë e rutinës së drejtorëve të korporatave.

Gjithashtu, gjatë pandemisë shumë njerëz u zhvendosën në vende shumë larg qendrave të qytetit. Ata po kërkonin vende të qeta, të rrethuar nga natyra dhe shpesh më të lira në aspektin e kostos. Në perspektivë, gjithçka tregon se më shumë njerëz do të kthehen në fshatra, dhe fshatrat piktoreskë ku norma është të vlerësojmë gjërat e vogla në jetë.

Kjo ka të ngjarë të zvogëlojë dendësinë e popullsisë në qytetet e mëdha, dhe në planin afatgjatë t`a rishpërndajë popullsinë në shumë vende. Gejts beson se kalimi tek punnë distancë do të jetë i qëndrueshëm, dhe se zyrat nuk do të kthehen kurrë më si ishin.

Ai pret që si rezultat i pandemisë, njerëzit do të ndiejnë më shumë nevojën për tu shoqëruarme njëri-tjetrin. Por ndërkohë, ne duhet të përballemi ende me koronavirusin.

Vaksinat do të kërkojnë kohën e tyre për t’u shpërndarë, gjë që do të thotë se shkëputja nga jeta normale do të vazhdojë. Gjithashtu, ne mund të presim që shumica e njerëzve të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm për prindërit dhe të afërmit e moshuar.

Në vitin 2020, shumica e vendeve imponuan distancimin social. Kufijtë u mbyllën . Njerëzit u zhvendosën larg. Dhe shtëpitë tona, përveçse janë shtëpi, janë shndërruar njëherazi në zyra, klasa dhe gjithçka tjetër. E bukura është se koncepti i shtëpisë rimori bukurinë, sensin dhe thelbin e tij.

E megjithatë, është gjithashtu e qartë se njerëzit duan të kontaktojnë nga afër dhe prekinsërish njëri-tjetrin. Pasi i kanë ngulur sytë në një ekran për orë të tëra, njerëzit duan tashikojnë njëri-tjetrin në sy, ashtu si më parë.

Gejts tha se nuk e kishte parashikuar që maskat e fytyrës do të ishin kaq të diskutueshme, apo që administrata Trump do të merrte një qasje kaq ekstremiste ndaj pandemisë. Ai pranoi se në SHBA ka një antipati të fortë ndaj përdorimit të maskave fytyrës.

Por shtoi se nuk është i sigurt nëse kjo ndodh për shkak të qëndrimit politik të qeverisë, apo një atashimi të fuqishëm që amerikanët kanë ndaj lirive personale. Këto lloj sjelljesh të paparashikueshme – në emër të lirisë apo nën pretekste të tjera – mund të ndodhin edhe diku tjetër në botë.

Vetëm koha do t`a tregojë se si do shkojnë gjërat. Gjithsesi, le të shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë, qoftë në lidhje me idetë e Bauman rreth lidhjeve njerëzore, apo parashikimet post-pandemike të Gejts, ne të jemi gati t’i shohim dhe përjetojmë personalisht këto ndryshime.

Shënim: Beatriz Miranda Cortes, është lektore në universitetin privat Externado në Bogotá, Kolumbi.

“El Espectador” – Bota.al

Back to top button