Magazine

“Pritmë. Unë të kam pritur shumë…”. Letra prekëse e Oriana Fallacit për Alekos Panagulis

“Ti ke lindur për të komanduar. Unë kam lindur për të mos u bindur”, kështu i thoshte Oriana fallacy Alekos Panagulis. Ndërmjet tyre ka ekzistuar dashuria mëe fortë në historinë e letrave. Gazetarja dhe poeti, i konsideruar një hero i Greqisë moderne, kanë jetuar jo vetëm një dashuri pasionante, por kanë luftuar së bashku edhe kundër regjimit doktatorial të kolonelëve në Greqi. Shkrimtarja nga Toscana i ka dedikuar Alekos edhe librin “Un uomo” të publikuar në vitin 1979. Në të ajo shkruan: “Tragjedia e zakonshme e një njeriu që nuk përshtatet, që nuk dorëzohet, që mendon me kokën e vet, është se përfundon i vrarë nga të tjerët”. Ndërkohë një nga letrat më të bukura të dashurisë, është letra e mëposhtme që Oriana i dedikon Alekos. Është ndër më prekëset, por edhe ndër më të bukurat të shkruara ndonjëherë.

“Aleko i dashur,

Po të shkruaj sërish për të të thënë se u lumturova kur të dëgjova për së dyti herë në telefon. Edhe pse shumë gjëra s’mund t’ia themi njëri-tjetrit, pasi ti nuk kupton asgjë nga ato që them unë dhe unë nuk kuptoj gjë nga ato që thua ti. Prapë, është shumë bukur të dëgjoj zërin tënd. Ndihem menjëherë më mirë.

Të falenderoj për përgjigjen që më dhe kur të pyeta se çfarë do të thoshtë të ishe njeri. Ishte një përgjigje e shkëlqyer, më e mirë se poezia e Kipling (Në mundsh). Mbase do e përdor duke i shtuar fjalëve të tua këtë pyetje për veten: “Po për ty, çfarë është një njeri?”. Në mënyrë që më vonë të përgjigjem njësoj: “Një njeri është një krijesë si ti. Është ti”.

Gjithsesi, një pjesëz e përgjigjes tënde më turbulloi. Atë që Andrea përktheu: “To love without permitting one love to become handicap”, e cila në shqip do të thotë: “Të duash pa e lejuar një dashuri të kthehet në pengesë”. M’u duk sikur këtë gjë ma thoshe mua, jo të tjerëve.

Mirë pra, unë nuk jam dhe s’do të jem një pengesë, një handicap. Unë di se ka dhe gjëra më të mëdha se dashuria e dikujt, apo dashuria për dikë, si psh, një ëndërr. Si përshembull një luftë, si përshembull, një ide.

Shihemi të shtunën. Në rastin më të keq, të dielën. Dhe nëse mundem, më parë. Sapo të mbyll punën në Bon, do të ndalem në Itali për të përshëndetur nënën time që është e sëmurë. Menjëherë më pas, do fluturoj drejt e tek ti. As mos të të shkojë ndër mend ta braktisësh klinikën pa mbërritur unë. Nëse duhet që të qëndrosh në klinikë, do të qëndrosh në klinikë.

Kurse unë do të të mbaj shoqëri në klinikë me një bashkëbisedim të thellë në greqisht. Ose duke luajtur shah bashkë. Ok? Pritmë. Unë të kam pritur shumë…”.

Back to top button