MAINPsikologji

Pse duhet të lexoni çdo ditë? 10 përfitime

Leximi përfaqëson shumë më tepër nga sa mund ta imagjinojnë shumë njerëz. Leximi i një libri nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën. Faqet e librave përmbajnë fjalë, histori, ndjenja, që janë të afta të përçojnë emocione tek lexuesi, duke e bërë atë të zbulojë botë të pashkelura dhe të paimagjinueshme. Për më tepër, siç dëshmohet nga studime të ndryshme shkencore, leximi sjell gjithashtu përfitime për shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve.

Stimulon mendjen

Studimet kanë treguar se stimulimi i mendjes, ndihmon në parandalimin ose ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve si Alzheimer dhe demenca senile. Ashtu si të gjithë muskujt e tjerë të trupit, edhe truri duhet të ushtrohet për të mbetur në formë. Ndaj shprehja ose e përdor ose e humb, është veçanërisht e përshtatshme kur flitet për trurin.

Redukton stresin

Nuk ka rëndësi se sa stres ju shkakton puna, marrëdhëniet apo problemet e tjera që hasni në jetën e përditshme. Kur jeni i zhytur në një histori, e gjeni veten në një dimension tjetër, një lloj bote paralele, në të cilën do t’i harroni problemet. Një roman i shkruar mirë, do tju transportojë në një dimension tjetër.

Përmirëson njohuritë tuaja

Çfarëdo që lexoni do ta zgjerojë bagazhin tuaj kulturor, gjë që do tju vijë në ndihmë atëherëkur nuk e prisni. Sa më shumë njohuri të keni, aq më të gatshëm do të jeni të përballeni mesfidat që ju përball jeta. Për më tepër, leximi është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer të menduarit tuaj. Në rrethana të vështira, mund të humbni gjithçka tjetër (para, punë, shtëpi, madje edhe shëndetin tuaj), por asnjëherë dijet që keni fituar.

E zgjeron fjalorin tuaj

Sa më shumë të lexoni, aq më e mirë do të jetë mënyra juaj për ta ekspozuar veten tek të tjerët. Fjalët e reja do t’i shtohen fjalorit tuaj të përditshëm. Të shprehurit mirë dhe në mënyrë të artikuluar, mund tju ndihmojë në vendin e punës. Dhe të folurit me vetëbesim para një personi të rëndësishëm, mund të jetë stimuluese për vetëvlerësimin tuaj.

Përmirëson kujtesën

Kur lexoni një libër, duhet të mbani mend një sërë personazhesh, historitë e tyre personale, ambiciet, pasi të gjitha detajet ndërthuren në një vepër. Edhe kujtesa e ka një kufi, por truri është një organ i mrekullueshëm, dhe mund t’i kujtojë të gjitha këto me një lehtësi të caktuar. Po ashtu është e jashtëzakonshme se si çdo kujtim që krijohet brenda teje, i jep jetë një sinapsi të ri, duke forcuar kujtimet ekzistuese.

E forcon aftësinë analitike të menduarit

A keni lexuar ndonjëherë një roman të jashtëzakonshëm thriller, duke e zgjidhur misterin edhe para se ta përfundoni librin? Përveç kësaj, ju do të keni mundësi të përdorni aftësinë kritike dhe analitike të menduarit edhe në punë, duke mbajtur parasysh të gjitha detajet që ju ofrohen, dhe që do t’i përdorni për të zgjidhur “misterin”.

Përmirëson nivelin e vëmendjes dhe përqendrimit

Në botën ku jetojmë të ndikuar shumë nga interneti, vëmendja shkon në të gjitha drejtimet e mundshme, duke na detyruar të bëjmë shumë detyra. Në vetëm 5 minuta, secili prej nesh

bën një mijë gjëra:dërgon një email, organizon punën, bisedoni më shumë njerëz (përmes Facebook, Skype, Whatsapp, etj), i hedh një sy në Tëitter-it, monitoron smartfonin dhe ndërveproni me kolegët e punës.

Kjo sjellje shkakton një rritje të nivelit të stresit, duke e ulur produktivitetin. Kur lexoni një libër, e gjithë vëmendja juaj shkon tek historia. Gjatë leximit, pjesa tjetër e botës qëndron jashtë, dhe ju jeni të zhytur në çdo detaj. Përpiquni të lexoni 15-20 minuta përpara se të shkoni në punë (p.sh gjatë rrugës nga shtëpia në punë, nëse përdorni transportin publik) dhe do të habiteni nga niveli juaj i përqendrimit sapo të mbërrini në zyrë.

Përmirëson aftësitë tuaja në të shkruar

Ky përfitim ecën paralelisht me zgjerimin e fjalorit. Një shkrim i mirë në punë, ka një efekt të dukshëm në aftësitë e të shkruarit. Sa i përket rrjedhshmërisë dhe stilit të shkruarit të autorëve të tjerë, leximi do të ndikojë shumë në punën tuaj personale. Shkrimtarët mësojnë se si të shkruajnë prozë, duke lexuar më parë veprat e të tjerëve.

Sjell qetësi

Përveç relaksimit që shoqëron leximin e një libri, ka mundësi që tema për të cilën po lexoni, tju çojë në një botë ku mbretëron paqja dhe qetësia e brendshme. Leximi i teksteve shpirtërore ul presionin e gjakut, duke ju dhënë një ndjenjë qetësie ekstreme, ndërsa leximi i librave me temë “Si të ndihmoni veten për të…” i ndihmon njerëzit me çrregullime të caktuara të sjelljes dhe sëmundje mendore. / bota.al

Back to top button