Nga Jennifer Keishin Armstrong
Në vitin 1893, autori Sër Artur Konan Dojli, e hodhi detektivin Sherlok Holms nga një shkëmb. Shkëmbi qe vendosur në mënyrë të trilluar në Zvicër, përgjatë ujëvarës Reichenbach. Por Konan Dojli e bëri punën e tij të pistë nga shtëpia e tij në Londër, ku ai shkroi. “Me një zemër të lënduar, unë ngre pendën për të shkruar fjalët e mia të fundit, ku do të flas mbi dhuntitë, për të cilat ishte i shquar miku im zoti Sherlok Holms”-thotë narratori Doktor Xhon Uotson në historinë e Konan Dojlit “Problemi final”, i cili u shfaq në revistën “The Strand” në dhjetor 1893.
Vetë Konan Dojli dukej më pak emocional në ambjente private. “Holmsi vdiq”- shkroi ai në ditarin e tij. Dikush mund ta imagjinonte Konan Dojlin, duke shpurpurisur flokët e tij të zinj në dritën e qirinjve, dhe ndukur me gëzim mustaqet e tij të mëdha. Ai më vonë tha mbi karakterin e tij të famshëm:”Unë kam pasur një farë mbidozë mbi të, sa që ndjehen në raport me të si para një pjate me pate, të cilat dikur i haja shumë, ndaj ai emër më jep një ndjenjë të sëmurë edhe sot e kësaj dite.
[real3dflipbook id=”872″] |