Psikologji

“Shijo aromën e shtëpisë tënde, përpara se të hapësh portën, e të kërkosh aroma të reja në botë”.

“Je beqare dhe të mungon një partner.
Je në një lidhje dhe të mungon liria.
Punon dhe të mungon koha e lirë.
Ke kohë të lirë dhe do të doje të punoje, por nuk po gjen punë.
Je e vog
ël në moshë dhe do të rritesh, për të bërë gjërat e të rriturve.
Je i rritur dhe do t
ë doje të ktheheshe në fëmijëri.
Ndodhesh në qytetin tënd, por do të doje të ishe në një vend tjetër.

Ndoshta është koha të ndalosh së menduari për gjërat që të mungojnë dhe të nisësh të jetosh në tëtashmen, duke vlerësuar vërtet atë çfarë ke dhe zotëron. Shijo aromën e shtëpisë tënde, përpara se tëhapësh portën, e të dalësh të kërkosh aroma të reja në botë. Sepse asgjë nuk është e garantuar në jetë, çdo gjë është një dhuratë. Jepi vlerën e duhur”. – O. Travino

Jemi kaq të zënë përgjatë ditës duke menduar për gjërat që nuk i kemi dhe na duhen, saqë harrojmë tëvlerësojmë gjërat që kemi e na rrethojnë. Na duken gjithmonë më të bukura ato që kanë të tjerët, se sa gjërat që kemi vetë ne. Dhe kur humbasim diçka apo dikë me vlerë, pendohemi për kohën e kaluar pa atëperson, apo për nënvlerësimin e diçkaje që na dukej e pavlerë, por e kuptojmë vlerën e saj kur e humbasim. Gjithmonë ndodh kështu, sepse disa njerëz apo disa gjëra që i kemi përherë pranë, i konsiderojmë si të mirëqena që do të jenë përherë aty për ne. Harrojmë se jeta ka të papritura dhe në pak sekonda mund të humbasim gjithçka.

Kushtoji rëndësi njerëzve, marrëdhënieve, punëve dhe gjërave që vërtet kanë vlerë për ty. Asgjë nuk ështëe garantuar në këtë jetë. Nuk mund të kesh gjithçka që dëshiron, ama mundesh ta vlerësosh gjithçka qëke, në mënyrë që të mos pendohesh për humbjen e tij/saj në një moment të dytë.

Back to top button