Magazine

Si të mësoni të besoni

Besimi është një pjesë thelbësore e marrëdhënieve dhe miqësive të mira. Megjithatë ai nuk vjen aq lehtë për disa nga ne në krahasim me të tjerët. Është e vështirë të përcaktohet se çfarë është besimi. Sigurisht, ekziston përkufizimi klasik në fjalor një besim i fortë tekbesueshmëria, e vërteta, tek aftësia e dikujt ose diçkaje – por besimi i vërtetë është shumë më pak i prekshëm se kaq.

Aftësia jonë për të besuar tek njerëzit rreth nesh ndikohet nga përvojat tona, e kaluara, instinktet tona dhe personaliteti ynë. Besimi është në shumë mënyra një element në qendër tëjetës sonë të përditshme. Ne duhet të vendosim t’i besojmë njerëzve në punë, kur udhëtojmë, mbi gjendjen tonë shëndetësore e kështu me radhë.

Sa herë që porositni një taksi, jeni duke i besuar shoferit për tju çuar të sigurt nga destinacioni A në destinacionin B. Kur punësoni dikë për t’iu ofruar një shërbim (për shembull një tregtar apo një dado), duhet të besoni se ai do të bëjë një punë të mirë.

Kur bëni një bisedë biznesi konfidenciale me një klient të ri, duhet të besoni se ai nuk do t’ua tregojë informacionet të tjerëve. Ju duhet të keni besim se mjekët, organet qeveritare dhe punëdhënësit kanë parasysh interesat tuaja më të mira.

Besimi është një fije që përshkon të gjitha lidhjet tona sociale, nga marrëdhëniet më të ngushta tek njerëzit që i takojmë rastësisht. Kur besimi prishet, mund të jetë e vështirë që të rivendoset dhe kjo gjë mund të ndikojë tek mënyra se si besojmë në të ardhmen.

Në rastin e takimit të njerëzve për herë të parë, ne marrim pa e ditur shumë sinjale nga mjedisi që na rrethon, si dhe nga sjellja ashtu edhe pamja e personit që po takojmë. Jo vetëm kaq, ndikimet kulturore dhe shoqërore, luajnë një rol të madh në aftësinë tonë për të besuar. Kujtoni pak fëmijërinë tuaj:A ju është thënë shpesh dikur që të mos u flisni të panjohurve?

Sa histori keni lexuar përgjatë viteve, ku viktimave u kanë ndodhur gjëra të tmerrshme, pikërisht nga njerëzve që u kishin besuar? Sa herë keni dëgjuar për njerëz që bien viktimë e emaileve apo telefonatave mashtruese, sepse i besuan asaj që iu tha?

Gjithçka që kemi dëgjuar, parë dhe përjetuar në jetën tonë, ushqehen aftësinë jonë për tu besuar njerëzve. Nëse ju është thyer njëherë zemra, mund ta keni të vështirë ti besoni një partneri të ri. Nëse një mik ua zbulon të tjerëve sekretet tuaja, nuk do të jeni në gjendje tu besoni njerëzve në të ardhmen.

Nëse është harruar promovimi që ju është premtuar, mund të mos jeni në gjendje ta besoni se shefi juaj po kujdeset për ju. Nëse jeni diagnostikuar gabimisht me një sëmundje të rëndë nga një mjek, mund të mos keni besim tek mjekët në të ardhmen. Janë me qindra skenarët gjatë gjithë jetës sonë, të cilat kontribuojnë tek mënyra se si besojmë.

Besimi më i thellë zhvillohet me kalimin e kohës, qoftë kjo me partnerët tanë, familjen tonë apo miqtë tanë më të vjetër. Me njerëzit me të cilët ndihemi rehat, ndajmë sekretet dhe frikën tonë, dhe ndihemi të sigurt midis tyre. Por duhet të jemi në gjendje të ndërtojmë besimin edhenë raport me njerëzit e tjerë që sapo i kemi njohur.

Besimi është një çështje komplekse. Pa e ditur, ne i zbatojmë në mënyrë të pavetëdijshme tëgjitha këto mësime dhe përvoja në situata në të cilat duhet ti besojmë dikujt. Shpeshherë kjo manifestohet si një instinkt. Kur takojmë një person të ri, kemi “ndjesinë nëse mund ti besojmë apo jo.

Po ashtu duhet ti besojmë instinkteve tona. Nëse jemi tradhtuar një herë nga dikush tek i cili kemi pasur besim, atëherë mund të mos i besojmë as vetes, në mënyrë që të mos bëjmë më të njëjtat gabime. Kësisoj, do të vëmë në dyshim aftësinë tonë për të lexuar situatat ose njerëzit.

Se sa këto përvoja të së kaluarës ndikojnë mbi besimin tonë në të ardhmes, kjo ndryshon shumë nga personi në person, në varësi edhe të personalitetit tonë. Disa njerëz mund të arrijnë të ndajnë përvojat e dikurshme nga ato të ardhshme. Ata e kuptojnë se për shkak se një person i trajtoi ata në një mënyrë të veçantë, nuk do të thotë se një person tjetër do të sillet njëlloj.

Të tjerët e kanë më të vështirë të heqin dorë dhe i projektojnë traumat e kaluara në situatat aktuale. Disa njerëz janë natyrshëm më cinikë për botën përreth tyre; disa janë tepër të hapur dhe i pranojnë mundësitë e reja. Besimi është më shumë se sa një ndjenjë.

Ai është një emocion, dhe si çdo emocion, mund të jetë i vështirë për tu kontrolluar apo vënë në dyshim. Po ashtu tek besimi ndikon potencialisht një element kimik. Teoria kryesore është se besimi mund të lidhet me oksitocinën, hormoni që dihet tashmë e dimë se luan një rol kyç në lidhjen shoqërore dhe dashurinë.

Një studim pretendon se oksitocina luan një rol tek gatishmëria e një personi për të pranuar rreziqet sociale, sepse edhe zgjedhja për ti besuar dikujt kërkon marrjen parasysh të një rreziku. Pavarësisht nëse jeni një njeri që beson shumë lehtë, apo jeni shumë mosbesues si natyrë, ekzistojnë disa mënyra, përmes të cilave mund të arrini të zhvilloni një nivel të shëndetshëm të besimit.

Fillojeni me aftësinë për të përcaktuar kufijtë dhe vlerat tuaja, në vend se të ndikoheni nga shoqëria, familja ose besimi. Më pas përqendrohuni tek ajo që besoni, cilat vlera i mbani mëpranë zemrës suaj dhe kush jeni. Kjo do tju ndihmojë ta jetoni jetën tuaj në një mënyrë që është e vërtetë për ju si person, dhe më pas këto përvoja të reja do të ushqehen me instinktet dhe besimin tuaj, duke ju ndihmuar të ndërtoni marrëdhënie të reja.

Kur takoni njerëz, eksploroni ndjenjat tuaja dhe instinktin e brendshëm nëse u besoni apo jo atyre. Pyesni veten pse ndiheni kështu, dhe çfarë mund t’i ushqejë ato emocione. Me kalimin e kohës, do të mësoni ti besoni instinkteve tuaja, duke gjetur një ekuilibër midis të qenit në gjendje që të besoni dhe të qenit të hapur ndaj marrëdhënieve të reja, duke mbrojtur kufijtë dhe mirëqenien tuaj psiko-fizike.

Nëse paaftësia juaj për të besuar buron nga një traumë e rëndësishme e së kaluarës, mund tju duhet ndihmë profesionale. Biseda me dikë nëpërmjet terapisë, mund tju ndihmojë të përballeni me përvojat tuaja dhe tju japin mbështetjen që ju nevojitet për të ecur përpara, duke ju ndihmuar që të mësoni t’i besoni sërish njerëzve. / bota.al

Back to top button