Bota

Do sulmojmë Italinë me raketa nga Afrika

Screen Shot 2015-02-02 at 21.20.27

Sulm Italisë me raketa: është ajo cfarë shkruhet në një lloj dokumenti programatik të ISIS, me titullin “Shteti Islamik 2015” që qarkullon në rrjet dhe që është tashmë në vëmendjen e agjencive të shërbimeve të fshehtë.
Dokumenti me mbi njëqind faqe – sic shkruhet në faqen Wikilao e cila publikon edhe disa foto që lidhen me tekstin – është i shkruajtur në një anglishte të përsosur dhe që analistët që e kanë parë e kanë konsideruar një material të pastër propagandistik. Supozohet se është konceptuar kryesisht për të siguruar luftëtarë të rinj për Shtetin Islamik dhe në fakt përmban mes të tjerash edhe udhëzimet për të mbërritur në fushëbetejat e skakierës siro-irakene.
Në faqet përmbyllëse parashikohet një sulm ndaj Europës, pasi të jenë mposhtur “iranianët persë”. “Tiranët e Maghrebit islamik do të dëbohen në 2020 dhe muxhahedinët tunizianë, libianë dhe të tjerët do të shtien në duar arsenalët e atyre diktatorëve, bazat e tyre si dhe raketat me rreze të gjatë veprimi”.

bota.al

Leave a Reply

Back to top button