Secili prej nesh mundohet të mbajë të fshehta, të cilat i mendon jo të arsyeshme për t’i ndarë me të tjerët, ndoshta nga modestia ose nga frika e gjykimit të të tjerëve. Ama falë këtij testi psikologjik do të jetë e mundur të dalin në dritë ato aspekte të vetes që ne ia fshehim më shumë të tjerëve. Rezultati i këtij testi me siguri do të na befasojë. Ajo që duhet të bëni, është të zgjidhni një nga vizatimet në foto dhe të lexonimë poshtë kuptimin e tij.
Nëse keni zgjedhur vizatimin e parë, atëherë jeni një person që tenton të fshehë vështirësitë dhe pasiguritë e tij dhe vazhdimisht përpiqeni të ofroni një imazh të përsosur për veten tuaj; por ky është një qëndrim i gabuar, pasi nuk ka asgjë të keqe të flisni me të tjerët për dobësitë tuaja.
Sa i përket vizatimit të dytë, kjo zgjedhje është bërë kryesisht nga njerëz që duan të fshehin vlerat e tyre(edhe pse i dinë shumë mirë ato), duke zgjedhur të vetësakrifikohen në çdo moment dhe të kapen paspesimizmit përpara vështirësive.
Nga ana tjetër, ata që kanë zgjedhur vizatimin e tretë, janë persona që kanë vetëvlerësim të tepruar dhe përpiqen ta kamuflojnë egon e tyre, duke u shfaqur të shoqërueshëm vetëm në dukje, ama duke u munduar përherë të realizojnë interesat e tyre.
Së fundi, vizatimi i katërt tregon se jeni një person që nuk flisni për pakënaqësitë që keni në jetë. Keni plot pakënaqësi, ama nuk i shprehni ato tek të tjerët. E shihni gjithmonë gotën gjysmë bosh, ndaj me siguri ju nevojitet një dozë e mirë optimizmi, ndaj hapuni me të tjerët, pasi nuk i dihet asnjëherë. Ndoshta përballë keni personin më optimist të mundshëm.