Google, kompania që Sergey Brin dhe Larry Page krijuan rreth dy dekada më parë, vazhdon të ndihmojë në pasurimin e tyre.
Të premten, aksionet e klasës A të “Alphabet”, kompania mëmë e Google, u rritën në një çmim të lartë rekord prej 1,061 $ për aksion, një ditë pasi kompania nxorri rezultatet e tremujorit të tretë. Raporti tregoi rritje vjetore mbi të ardhurat prej 24% dhe të ardhura shumë më të mëdha se parashikohej. Investitorët u përgjigjën me entuziasëm të parashikueshëm; aksionet përfunduan tregtimin normal të premten në 1,034 $ për aksion, çmimi më i lartë i mbylljes së bursës, që Alphabet ka patur ndonjëherë.
Si rezultat, pasuria neto e themeluesve rrit me 3.5 miliardë dollarë në 24 orë në orën 16:00 të së premtes. Page e përfundoi ditën me një pasuri rreth 48.2 miliardë dollarë dhe Brin me 46.9 miliardë dollarë, sipas renditjes në kohë reale të Forbes, për njerëzit më të pasur në botë. / Bota.al